Astrit Bishqemi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.() |
Astrit Bishqemi u lind në Elbasan më 18 korrik 1943.
Pas shkollës së mesme pedagogjike, studioi në Degën Matematikë-Fizikë të Institutit Pedagogjik 2-vjeçar në Shkodër dhe më pas mbaroi studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Elbasan.
Ndërroi jetë në Tiranë më 6 Janar 2025.[1][2]
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shumë vite ushtroi profesionin e mësuesit dhe njëkohësisht të drejtorit në shumë shkolla tetëvjeçare dhe të mesme të rrethit të Elbasanit, përkatësisht në qytetet Librazhd, Peqin, Elbasan. Ndërkohë ka qenë redaktor i gazetës lokale” Shkumbini” (1973-1977). Që nga viti 1981 fillimisht si pedagog i jashtëm dhe më tej efektiv, ishte lektor i lëndës së letërsisë për fëmijë në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan deri në vitin 2010 kur doli në pension. Tema e doktoraturës së mbrojtur prej tij në Universitetin e Tiranës mban titullin: "Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj". [3]
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krijimtaria e tij letrare numëron:
11 Novela
21 Vëllime me tregime e përralla
10 Romane
12 Shqipërime
1 Skenar Filmash
16 Tekste të letërsisë për fëmije dhe studime
Bashkautor në 17 tekste të arsimit bazë
Autor në 8 tekste universitare
Tituj dhe Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”. Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinjl.[4][5] Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Novela
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) - Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972
- Tregim për nënën trimëreshë - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
- Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[6]
- Partizani fotograf - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980
- Një verë plot ngjare - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[7]
- Kur çelnin livarëzat e arrës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
- Epitafi dinak - botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove - Sh.B. ERIK, Tiranë 2009
- Burgu i qelqtë - Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002
- Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 2009
- Zezona e qumështit - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996
- Për një gotë çaj - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
- Kacafytja me ujkun (novela, tregime, skica, gazmore) - Sh.B. Rozafa, Prishtinë 2018
Vëllime me tregime e përralla
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Detyra - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974
- Celësi i depos - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1976 [8]
- Gëzofi i Tokës (Tregime Fantastiko Shkencore) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1977 [9]
- Kallëzimet e kokrrizave te breshrit (tregim shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978 [10][11]
- Fidani i dardhës - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
- Drugdhendësi i vogël - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978
- Libri i grisur - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984
- Trimëria - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1985
- Dhëmbët e ujkut - Sh.B. Sejko, Elbasan 1996 [12]
- Kur nisa rrugën e shkrimeve - Sh.B. Onufri, Tiranë 1997
- Thesi i gjallë - Sh.B. Toena 1998 [13][14]
- Gjyshër e nipër - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
- Si ia hodhëm kompjuterit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
- Papuçe për princ Pison - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
- Shtëpiza ime, përralla e kallezime diturake - Sh.B. Silver, Elbasan 2003
- Maçoku me celular, Një pëllëmbë me përralla - Sh.B. Erik, Tiranë 2004 [15]
- Kallëzimet e Kaltrit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
- Mali i Vashës (tregime) - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2012[16]
- Djali i zgjuar dhe vajza e bukur (tregime e përralla) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
- Përralla Elbasani 1 – Sh.B. Jonalda, Tiranë 2013[17]
- Përralla Elbasani 2 të ritreguara - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
- 10 Rrëfenja të arta / Udhëve të Europës… duke u vënë veshin gojëdhënave të tyre – ERIK BOTIME, Tiranë 2020
- Vepra I : Gostia e Arushit [Prozë e vargje të zgjedhura për fëmijë (e prindër)] – Shoqata ADE, Shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
- Vepra II : Magnetofoni [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e vegjël)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
- Vepra III : Njeriu dhe Djalli [Tregime e përralla të zgjedhura për fëmijë (për shkollarët e mesëm)] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
- Vepra IV : Ai që ndali Diellin... [Tregime të zgjedhura për moshën e lartë shkollore] – Shoqata ADE, shtëpia botuese RAMA GRAF, Elbasan 2022
- Vëllai i Abetares (bashkautor me Xhevat Sylën) - ERIK botime, Tiranë 2022
- Izi, qeni shpëtimtar (tregime) - ERIK botime, Tiranë 2023
Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Me vështrimin lart - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1986
- Udhëtim i jashtëzakonshëm (fantastiko-shkencor) - Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1987; Ribotuar nga Sh.B. Sejko, Elbasan 2000 [18]
- Zemër, o bir! - Sh.B. Flesh, Tiranë 1999
- Fustanet e dallëndysheve - Sh.B. Sejko, Elbasan 2003
- Kronikë me tank - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
- Klik: Rrapatushët 1 (Rrapatushë prej allçini dhe prej së vërteti) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [19]
- Klik: Rrapatushët 2 (Endje nëpër botë) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [20]
- Klik: Rrapatushët 3 (Hidhemi në të shtatën) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [21]
- Klik: Rrapatushët 4 (Fillime dhe... maja) - Sh.B. Extra, Tiranë 2007 [22]
- Si u rrit një poet - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011; Ribotuar me titull Dallgët e Këngës - Sh.B. Vatra, Shkup 2015
- Shën Grushti / Gazmorë ndaj virusit të pabesë (Roman për adoleshentë) - Sh.B. JONALDA, Tiranë 2020
- Normalistët / Roman për moshën e lartë shkollore - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2022
Shqipërime, përshtatje, poezi etj.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ali Baba dhe dyzet hajdutët (ritregim), - Sh.B. Onufri, Elbasan 1993, ribotuar Sh.B. Mësonjtorja, Tiranë 2003
- Xhani Rodari: Pinoku dinak - Sh.B. Kristoforidhi, Elbasan 1993
- Xhani Rodari: Xhelsominoja në vendin e gënjeshtarëve (Roman) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
- Leit Sauervein: Indiani i vogël Hyshte - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
- Zhak Deval: Misteri i Oqeanorit - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
- Marie-Helene Deval: Fëmija egërsirë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2002
- Maria Markone: Anija kozmike e Alekut (Roman) - Sh.B. Silver, Elbasan 2003
- Daniel Defo: Robinsoni (përkthyer nga Lumo Skëndo më 1908, sjellë në gjuhën e sotme) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005; Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë T.2007
- Zhyl Vern: Aventurat e kapiten Haterasit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2007
- Xhonatan Suift: Udhëtimet e Guliverit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2007
- Rebi Alikaj: Përse oktapodi nuk ka eshtra - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2009
- Mark Tuein: Aventurat e Hakëlberfinit (përshtatur për fëmijë) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
- Paskam lindur më parë se gjyshi?! (vjersha) - Sh.B. Erik, Tiranë 2017
- Francoise d’Eaubonne: Një nëndetëse e Hapësirës / Roman fantastiko-shkencor (përkthim nga Frëngjishtja) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2021
Tekste të letërsisë për fëmijë dhe studime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gazmore 300 e ca... buzëqeshje sa ? Toena, Tiranë 1996 [23]
- Letërsia për fëmijë (pjesa II: Komentar) / Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! – “ELBASANI 2000”, Tirane 1998; rishtypje: Eja, ta lexojmë bashkë një vjershë! - Sh.B. Erik, Tiranë 2011
- Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
- Vlera të anatemuara… (Gjurmime e studime) - Sh.B. Sejko, Elbasan 2005
- Autorë e tekste letrare, probleme e vlera… - Sh.B. Sejko, Elbasan 2007
- Autorë të letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj, 1886-2009 (Fjalor enciklopedik) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2009
- (Astrit Bishqemi & Migena Arllati): Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, 1886-2017 [Botimi i dytë i leksikonit të vitit 2009, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- Shoqata e intelektualëve “Jakova”, Prishtinë 2017
- Tragave të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2011
- (Astrit Bishqemi, Shpëtim Haxhihyseni): Simbol i punës dhe i korrektësisë (monografi për Ibrahim Ibrushin) - Sh.B. Shpresa, Tiranë 2012
- (Iliaz Gogaj, Astrit Bishqemi): Sulë Harri, kalorës i arsimit shqiptar (botimi III, i pasuruar e i përmirësuar) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2013
- Braktisja e happy end-it - Sh.B. Jonalda, Tiranë 2014
- Misionarë të letërsisë - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2014
- Elbasani ndër vite për librin - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Elbasan 2016
- Bibliografi e kritikës letrare për fëmijë – Albtipografia, Tiranë 2017
- Tomor Jolldashi në ravat e publiçistikës shqiptare (monografi) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
- Arritje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2017
- (Astrit Bishqemi, Dije Demiri-Frangu, Xhahid Bushati, Sabit Jahja, Veli Veliu): Dritë Ruhani, Udhëtimi krijues përmes dy linjave - SAS, Prishtinë 2021
- Buzëmbrëmje... (gjurmime e studime) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
- ELBASANI e rrethina (miniguidë) - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Bashkautor në tekste të arsimit bazë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edukata morale dhe politike, 5 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
- Edukata morale dhe politike, 6 - Libri Shkollor, Tiranë 1982 etj.
- Edukata morale dhe politike, 7- Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
- Edukata morale dhe politike, 8 - Libri Shkollor, Tiranë 1983 etj.
- Të njohim historinë e popullit tonë, 4 - Libri Shkollor, Tiranë 1990, 1994; Istoria na Albania: Tiranë 1994; ETMM, Prishtinë 1994
- “Libri – miku më i çmuar i fëmijëve" (Doracak bibliografik) - botim i Fondacionit ECE – Elb.2000
- Të njohim historinë e popullit tonë, 4 (botim i ri, i ndryshuar nga ai i vitit 1990) - Libri Shkollor, Tiranë 2000 etj.
- Gjuha shqipe, 7 - Morava, Tiranë 2006, 2007; SHKRONJË PAS SHKRONJE, Tiranë 2008
- Dua të lexoj 2 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. II, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Dua të lexoj 3 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Dua të lexoj 4 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Dua të lexoj 5 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Xixëllime letrare 6 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. VI, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Skënder Karriqi) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Xixëllime letrare 7 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Xixëllime letrare 8 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Xixëllime letrare 9 - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2011
- Dua të lexoj 1 (antologji; lexime plotësuese për nxënësit e kl. I, shoqëruar me aparat pedagogjik; hartoi: Astrit Bishqemi, Ardian Tana) - Sh.B. 2 Lindje & 2 Perëndime, Tiranë 2012
Autor në tekste universitare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Letërsia për fëmijë (pjesa I: Teoria) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1997
- Letërsia për fëmijë (pjesa III: Nëpër botë) - Sh.B. Sejko, Elbasan 1999
- Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë - Sh.B. Sejko, Elbasan 2001
- Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1997-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
- Histori e letërsisë botërore për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 1999-s, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2006
- Historia e Letërsisë shqiptare për fëmijë [Botimi i dytë i tekstit të 2001-shit, me pak ndryshime] - Sh.B. Sejko, Elbasan 2004
- Histori e letërsisë shqiptare për fëmijë e të rinj [Botimi i tretë i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i plotësuar]- DY LINDJE DHE DY PERËNDIME, Tiranë 2008
- Histori e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj [Botimi i katërt i tekstit të 2001-shit, por i zgjeruar: i rishikuar e i pasuruar rishtazi]- ShBLSh e RE, Tiranë 2014
Skenarë Filmash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vajza me pata - Kinostudio Shqipëria e Re, Tiranë 1975 [24][25]
- Bashkautor në skenarin e filmit dokumentar për të rritur “Poema e çelikut”, 1975.
Monografi kushtuar Astrit Bishqemit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Prof. dr. Faik Shkodra: Talent dhe përvojë krijuese e shkencore (Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”)- “Rozafa”, Prishtinë, 2018
- Dr. Rudina Alimerko: ASTRIT BISHQEMI – krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj – “Europrint”, Vlorë, 2019
- Ibrahim R. Ibrushi: Një jetë e tërë kushtuar letërsisë për fëmijë e të rinj - Sh.B. Rama Graf, Elbasan 2023
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur elbasanas, Astrit Bishqemi". www.balkanweb.com. Marrë më 2025-01-07.
- ^ "Ndahet nga jeta Astrit Bishqemi, intelektuali elbasanas dhe shkrimtari i njohur për fëmijë në Shqipëri". noa.al. Marrë më 2025-01-07.
- ^ ALIMERKO, Rudina. "DISERTACION "LETËRSIA PËR FËMIJË" (Nga Rilindja deri në kohët e sotme) PËR MBROJTJEN E GRADËS "DOKTOR I SHKENCAVE" NË LETËRSI SHQIPE" (PDF). UNIVERSITETI I TIRANËS DEPARTAMENTI I LETËRSISË. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 2 qershor 2020.
- ^ "Ora Shqiptare - Astrit Bishqemi".
- ^ "Astrid Lindgren Memorial Award" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2020. Marrë më 2 qershor 2020.
- ^ "Përtej oborrit diellor : novelë fantastiko shkencore" (në anglisht).
- ^ "Një verë plot ngjarje" (në anglisht).
- ^ "Çelësi i depos : tregime" (në anglisht).
- ^ "Gezoti-i-tokes-tregime-shkencore" (në anglisht).
- ^ "Kallëzimet e kokërrzave të breshërit : tregim shkencor" (në anglisht).
- ^ "Kallëzimet e kokërrzave të breshërit" (në anglisht).
- ^ "Dhëmbët e ujkut: Tregime për fëmijë" (në anglisht).
- ^ "Thesi i gjallë" (në anglisht).
- ^ "Thesi i gjalle: Tregime nga jeta e njerezve te shquar" (në anglisht).
- ^ "Maçoku me celular" (në anglisht).
- ^ "Mali i Vashes". Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 2 qershor 2020.
- ^ "Përralla Elbasani".[lidhje e vdekur]
- ^ "Udhëtim i jashtëzakonshëm" (në anglisht).
- ^ "Klik: Rrapatushët 1".
- ^ "Klik: Rrapatushët 2".
- ^ "Klik: Rrapatushët 3".
- ^ "Klik: Rrapatushët 4".
- ^ "Gazmore - treqind e ca!--büzëqeshje, sa? / Astrit Bishqemi ; [piktore: Safo Marko]" (në anglisht).
- ^ "Vajza me pata". Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2020. Marrë më 2 qershor 2020.
- ^ "Vajza me pata (1975)" (në anglisht).