Astrit Hasani
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Astrit Hasani aktor shqiptar.
Astrit Hasani ka lindur në 27 gusht të vitit 1954 në qytetin e Përmetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën në Teatrin "Bylis" të qytetit të Fierit. Të shumtë janë rolet e tij si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Roli i parë i aktorit Astrit Hasani në kinematografi do të ishte ai i Tomës në filmin "Besa e kuqe" në vitin 1982 kur ishte akoma në vitet e shkollës së lartë. Interpretim tjetër i tij do të jetë ai i Komandantit të Postës Kufitare në filmin "Gjurmë në dëborë" në vitin 1984. Te shumta jane rolet ne skenen e teatrit bylis, ku më të fundit kanë qenë bashkëpunimet me Pëllumb Kullën e Leka Bungon, në komedinë "Milionieri", si dhe "Fol me zë të ulët".