Jump to content

Aurora Bakalli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aurora Bakalli ka lindur në Prishtinë më 26.03.1974. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në vendlindje. Një vit shkollor ka mbarruar në ShBA. Në vitin 1998 u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Po të njejtin vit shpërblehet nga Universiteti i Prishtinës me çmimin “student i dalluar” për rezultatet e treguara gjatë studimeve. Nga viti 1999 deri në vitin 2000 punon si asistente në kirurgji në spitalin e qytetit në Albemarle, N.C., ShBA. Në vitin 2000 fillon specializimin nga Mjekësia Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Prishtinë. Gjatë vitit 2002 përfundon edukimin tremujor për Ekokardiografi në Qendrën Silesiane për Sëmundje të Zemrës në Zabrze, Poloni. Titullin e specialistit të Mjekësisë Interne e fiton në maj të vitit 2004. Në gusht 2004 punësohet si specialiste në Repartin e Kardiologjisë, Klinika e Mjekësisë Interne, QKUK duke u bërë kështu femra e parë shqiptare në kardiologjinë adulte në një qendrër terciare shëndetsore të Kosovës. Në Qershor, 2005 përfundon trajnimin gjashtëmujor për Kardiologji Invazive në Tuzla, Bosnjë e Hercegovinë. Pas shumë përpjekjesh laboratori i kateterizimit të zemrës jetësohet edhe në QKUK, ndërsa Dr. Aurora bëhet femra e parë shqiptare në Kosovë të punojë në kardiologji invazive. Në vitin 2007 magjistron nga dega e Kardiologjisë në një hulumtim klinik me ekokardiografi transezofageale. Është autore e dhjetëra publikimeve shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare.

Është antare e kryesis së Lëvizjes për Bashkim. Gjatë mandatit të saj si deputete e LB-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës 2010-2014 së bashku me Agim Kuleten inicuan Ligjin për Obiliqin në Kuvend duke u miratuar në leximin e parë.