Aurora Susuri
Aurora Susuri ka lindur më 4 Dhjetor 1979 në Prizren Gazetare dhe Kengetare Shqiptare ka mbaruar studimet për gazetari në Prishtinë. Shkollen e mesme dhe fillore i kreu Shkollen 'Emin Duraku' Prizren, ndersa te mesmen e kreu ne Gjimnazin 'Gjon Buzuku' Prizren.
Kur ajo këndoi “Vetëm 17 i kam”, një fytyrë e re në estradë dhe shumë karizmatike, e pati të garantuar se me këtë këngë do të depërtonte dhe të pëlqehej. Më pas u shndërruar në moderatore lajmesh, por Aurora Susuri prej asokohe e deri sot nuk e ka humbur emocionin dhe famën që ia ka dhënë kjo këngë, në karrigen e përparme të veturës ku zhvillohet videoklipi i këngës.Aurora, dikur edhe këngëtare, tani njihet kryesisht si prezantuese potente e edicioneve të lajmeve. Aurora Susuri është moderatorja që nga viti që nga viti 2004 është pjesë KTV-së dhe me zërin e saj karakteristik bëri që të njihet thuajse në çdo familje kosovare.
Moderatorja është e martuar me ekonomistin Besfort Gunga, me të cilin edhe ka një jetë të lumtur bashkëshortore. Aurora nuk dëshiron që privatësinë e saj ta ndajë edhe me publikun edhe pse është fytyrë publike. Ajo është vajza e dizajneres së modës Suzana Susuri, që është mjaftë aktive në këtë fushë. Prizrenasja, që jeton e vepron në Prishtinë, është adaptuar shumë mirë si spikere lajmesh dhe nuk e ka ndërmend të luaj vend. Ndonëse pjesë e medias prej shumë vitesh, Aurora Susuri nuk ka lejuar thuajse asnjëherë që dikush ta plasoj jetën e saj private në gazeta a portale.
Prej vitit 2000 ka qenë kengetare me nje kenge 'Vetem 17 vjet i kam'.
Në Maj 2009, Aurora Susuri merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Kurre Me".