Jump to content

Avenged Sevenfold

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Avenged Sevenfold (ndonjehere shkurtohet si A7X) është grup roku amerikan nga Huntington Beach, California, formuar me 1999. Grupi përbëhet nga vokalisti M. Shadows, solo kitarë Synyster Gates, ritëm kitar Zacky Vengeance , kitare bass Johnny Christ dhe bateristi Brooks Wackerman.

Ata jane te njohur per tingullin diversiv te rokut dhe pamjet dramatike ne kopertinat e albumeve dhe bluzave. Avenged Sevenfold nisen ma nje stil metalcore ne debutimin e tyre te pare "Sounding The Seventh Trumpet" por stili i tyre ka evoluar ne hard rock/heavy metal me daljen e albumit te tyre te trete dhe daljes ne treg te "City of Evil".

Banda vazhdoi te eksploroje tinguj te rinj dhe shijoi sukses te madh para se bateristi i tyre, James "The Rev" Sullivan, vdiq ne 2009. Pavarsisht vdekjes se tij, banda vazhdoi punen me ndihmen e bateristit Mike Portnoy (ish baterist i Dream Theater) dhe vazhdoi turnete dhe publikimet ne mbeshtetje te albumit te tyre te peste "Nightmare " ne 2010 i cili u klasifikua ne krye te Billboard 200dhe ishte publikimi i tyre i pare qe arrinte kete sukses. Puna e tyre me e fundit "Hail to the King" e publikuar ne 2013 eshte debutimi i pare i bateristit te ri Arin Ilejay me kete grup. "Hail to the King" u klasifikua si #1 ne US Billboard 200, chartet britanike te albumeve, si dhe Finlandezet, Brazilianet, Kanadezet dhe Irlandezet.

Deri me sot, Avenged Sevenfold ka publikuar 6 albume nje dhe 18 singella dhe ka shitur me shume se 8 milion kopje albumesh ne gjithe boten.

  • Sounding the Seventh Trumpet (2001)
  • Waking the Fallen (2003)
  • City of Evil (2005)
  • Avenged Sevenfold (2007)
  • Nightmare (2010)
  • Hail to the King (2013)
  • The Stage (2016)
  • Life Is but a Dream... (2023)