Jump to content

Avni Fortuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Avni Qemal Fortuzi (1888-1980) e filloi punen e tij pas shpalljes se pavarsisë, si mësues filloreje. Mbas vitit 1915, punon kryesisht ne Tironë perkrah mësuesve atdhetarë, Hasan Vogli, Ibrahim Dhallën, Xhaf Zelkën etj, duke mësuar prej tyre dhe duke u brymosur me idetë përparimtare të kohës.

Pas disa kohësh shkon në Durrës ku pasi fiton nje provim, emërohet si krye mësues në qytetin e Kavajës, duke qenë në të njëjtën kohë i pari mësues në hapjen e shkolles së parë shqipe në këtë qytet.

Në vitet 1925-1935 punon si mësues në Tironë. Më pas deri në 1940 emërohet në Shijak. I dëshpëruar në atë kohë prej pushtimit fashist, nxjerr arsye shëndetsore (sytë) dhe kthehet në Tironë. Më parë në 1929 Avniu, me iniciativën e tij dhe të mësuesve të tjerë, Zyber Preza, Bedri Llagami etj, ndërtuan konviktin “Naim Frashëri”, një nga qendrat më të mëdhaja arsimore, në Tironë e Shqipëri (deri para pak kohësh “Muzeu I Shkencave të Natyrës tek 21 dhjetori ).

Mbas çlirimit edhe pse I kishte kaluar mosha e punës, bën kërkesë dhe shkon aty ky kishte nevojë, në Zall-Herr, Kashar, Kamëz, Yzberisht. Punoi si arsimtar deri në moshën 68 vjeç, ku kësaj rradhe ishin vertet sytë ato qe e privuan nga mësim dhenia.

Me rastin e 50 vjetorit te pavarsisë, dekorohet nga Kuvendi Popullor me titullin “Rilindas Kombetar per hapjen e shkollave te para shqipe”. Ne 1995 presidenti I Republikes Sali Berisha e dekoron me titullin “Mësues I Merituar”.

Ne 2000 Bashkia e Tirones I jep titullin “Mirënjohja e qytetit te Tironës” me motivacionin “Për vlera te larta qytetare dhe intelektuale te vëna në shërbim të Tironës, dhe për te cilat qytetarët e saj I shprehin mirënjohjen e tyre”.