Jump to content

E drejta e azilit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Azil kërkimi)
Qeveria holandeze u jep azil disa qindra të moshuarve nga Jugosllavia, Polonia, Hungaria dhe shtetet baltike. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, këta njerëz qëndruan në kampe në Austri dhe Gjermaninë Perëndimore. (Filma lajmesh (në holandisht)).

E drejta e azilit, e quajtur ndonjëherë e drejta e azilit politik (azil nga greqishtja e lashtë ἄσυλον (ásulon) 'strehë'),[1][2] është një koncept juridik, sipas të cilit njerëzit e persekutuar nga sundimtarët e tyre mund të mbrohen nga një autoritet tjetër sovran, si p.sh. vend ose një ent tjetër që në kohët mesjetare mund të ofronte një vend të shenjtë. Kjo e drejtë u njoh nga Egjiptianët e Lashtë, Grekët dhe Hebrenjtë, nga të cilët u përvetësua në traditën perëndimore. René Descartes iku në Holandë, Volteri në Angli dhe Thomas Hobbes në Francë, sepse secili shtet ofronte mbrojtje për të huajt e persekutuar. E drejta bashkëkohore e azilit[3] bazohet në Deklaratën Universale jodetyruese të të Drejtave të Njeriut.

  1. ^ Stampa:Cite Merriam-Webster
  2. ^ Harper, Douglas. "asylum". Online Etymology Dictionary. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Henry J Steiner and Philip Alston, International Human Rights in Context: Law, Politics, Morals, (2nd ed), Oxford University Press, Oxford, 2000.