B'Day

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
B'Day
Studio album by
Realizuar4 shtator 2006
Inçizuar2006
Gjatësia48:18
EtiketaColumbia

B'Day është albumi i dytë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé, i publikuar më 4 shtator 2006. Ky album fillimisht ishte vendosur të dilte në 2004 dhe ishte planifikuar si vazhdim i albumit debutues solo të Beyoncé-s Dangerously in Love (2003); megjithatë, u vonua për të akomoduar regjistrimin e albumit final në studio të grupit Destiny's Child, Destiny Fulfilled (2004) dhe rolin kryesor të Beyoncé-s në filmin Dreamgirls të vitit 2006.

Albumi debutoi në vendin e parë në listën amerikane Billboard 200 dhe mori vlerësime pozitive nga kritikët muzikorë.[1]

Publikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi u publikua më 4 shtator 2006 në disa territore. Edicioni deluxe i albumit u publikua disa muaj më vonë, më datën 3 prill 2007 dhe përmban disa këngë të reja, si duetin me Shakira Mebarak "Beautiful Liar" dhe disa këngë në spanjisht.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Allmusic". AllMusic (në anglisht).