Béla Bartók

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bela Bartoku (1881-1945) kompozitor, hungarez nga Rumania (Austrohungareze).

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bartoku i lindur afër kufirit rumun-hungarez, që në kohën e gjimnazit fillojë të kompozojë, nën ndikimin e veprave të Johanes Brahmsit (Johannes Brahms) dhe Ernst von Dohnanit (Ernst von Dohnány) . Mirëpo gjatë kohës së studimeve në konservatoriumin e Budapestit ju kushtua para së gjithash pianos, dhe kjo vazhdoi deri kur më 1902, i ra në duar poema simfonike e Shtrausit (Richard Strauss), "Kështu Foli Zaratustra" (Also sprach Zarathustra), poemë e cila e nxiti të fillonte kompozimin përsëri. Më 1903, krijojë poemën simfonike kushtuar lëvizjes çlirimtare hungareze, "Kosut" (Kossuth), dy vite më vonë për pjesëmarrje - të suksesshme - në gara Rubinstein në Paris, krijojë "Rapsodët Për Piano Dhe Orkestër op.1". Xixat nxitëse kryesore i mori nga muzika popullore, të cilës atë vit Bartoku ja kishte kushtuar studime. Më 1907, Bartoku emërohet profesorë për piano në akademinë e Budapestit dhe në kohën vijues pason një varg i veprave të tij në të cilat gjithnjë duke u rritur vije duke u çelur stili i tij personal. Stil i cili nuk haste gjithmonë në mirëkuptim. Harmonika e ndërtuar mbi tingujt quart dhe quit ishte jashtëzakonisht e shpeshtë, ritmet motorike të tij kishin tingëllim shumë agresive, eho-të e katundarëve dhe të muzikës popullore ballkanike ishin shumë barbare - ai i kishte studiuar në mënyrë intensive ato - për këtë ishte shumë i rëndë konstruktizmi i tij i ndikuar nga J.S.Bahu. Suksesi i tij ndërkombëtar priti deri më 1923, kur ai doli para botës me suitën vallëzuese të tij për orkestër. Rrethanat nacionaliste dhe lufta botërore e çuan në mërgimin amerikan, ku ai, u pengua në krijimtarinë artistike nga depresioni dhe sëmundja. Mirënjohja e madhe erdh, me vonesë për të, por jo edhe për veprën e tij koncerti për orkestër. Bartoku i plogshtë dhe i varfun vdiq më 26 shtatorë në Nju Jork.