Bali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bali
Location of Bali
Faqja zyrtarewww.baliprov.go.id

Bali ose Ishulli Bali është një ishull në Indonezi. Bali ka plazhe, të cilat janë të përshtatshme për ‘surfing’, zhytje, etj. është një vend i vogël, mirëpo i mrekullueshëm turistik. Indigjenët janë një komunitet në ishullin e vogël, të cilët janë në të vërtetë njerëz zemërgjërë dhe shumë të ngrohtë. Vizita në Bali përcillat me eksperienca të shumta dhe shumë të veçanta. Kryesisht në këtë ishull lulëzon turizmi. Kryqëndra e Balit është Ubud.

Festivalet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke pirë kafe në qytet mund të shikosh njerëzit të veshur elegant duke marshuar rrugët, duke sjellur piramida të frutave etj. Një tempull kortezhi që zhduket aq shpejtë sa edhe shfaqet. Dhjetëra persona të tillë shfaqen çdo ditë nëpër rrugët e Balit.

Hotelet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishulli i cili nderon artin dhe gjakëftohtësinë, është i pasur me disa nga hotelet më të mira dhe më turistike. Duke u nisur nga plazhet e mrekullueshsme të Balit në Canggu ose Seminyak, për të kaluar tek brigjet përgjatë rërës së bardhë verbëruese, vërehen më pas hotelet të ndërtuara me shumë stil dhe ‘shije’. Ato të mahnisin nga pamja e jashtme, që është e këndshme sepse të tillë e bënë luksi që e rrethon. Objekte tjera turistike të punuara nga arkitektë të njohur, mund të gjenden në luginën e liqenit Ubud.

Ushqimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është e pamundur të hysh në restorantet e vogla dhe të mos gjesh dhjetëra pjata me ushqim të freskët që të presin mbi banak. Nuk duhet të befasoheni kur hasni në ushqime të cilat janë të përgaditur me një mori përbërësish të cilat kombinohen për të krijuar ushqime të freskëta dhe aromatike. Specialiteti më i njohur lokal është ’babi guling’.

Veprat artizanale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica nga ne përdorim thikën për të prerë mollën, mirëpo banorët në Bali, kryesisht meshkujt, qëndrojnë nën hije të pemëve dhe gdhendin kryevepra. Gdhendjet nga druri përdoren për performanca tradcionale në ceremonitë lokale si: Barong, ku maskat e drunjëta, të animuara dhe plotë ngjyrëshe mund të shihen. Ndërsa në Batubulan, gdhendësit e tjerë bëjnë art përmes gdhendjes së shkëmbinjëve.

Vallëzimi balinezë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valltare të Balit

Antiteza e butë balineze është vallëzimi balinezë. Është vërtetë çuditëse se si njerëzit përformuesi i ‘Legong-ut’ vallëzmit më të bukur, i nevoiten vite për të mësuar lëvizjet koreografike, nga koka e deri tek gishtrinjët. Çdo lëvizje ka një domethënie.

Ubud[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është i famshëm për libra dhe filma, zemra artistike e Balit. Rrugët janë të mbushura me galeri ku artistët, si ata amatorë edhe ata profesionistë, shfaqin krijimet e tyre.

Netët e pafundme të Balit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nata fillon me lokale në Seminyak, vende të hapuar ku gjtihqka duket aq bukur me përplot qirinjë të ndezur rreth e rrotull. Më vonë mund të vizitoni klubet e natës të cilat mund të gjeni në Legian, ku zakonisht sjellin ‘DJ’ të famshëm ndërkombëtar.

Bota nënujore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bota nën ujore ë Bali-t është fasionuse, ku ke rastin të takosh ‘sunfish’, i cili është i gjatë rreth 2.5 metra. Nusa Penida është zona më e përshtatshme për zhytje.

Ushqimet e detit-Jimbaran[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një numër i madh i karkalecave të detit të marinuara në limon dhe hudhër, dhe të pjekura në skarë. Këtë ushqim mund ta shijosh duke pushuar në plazh pranë detit të shoqëruara me një pije të freskët, janë vetëm disa nga kënaqësitë që të ofron ky ishull.

Sërfimi në Bali[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveq në muajt maj, qershor, korrik dhe gusht, sërfimi duhet të bëhet në pjesën perendimore, ndërsa në mujat tjerë të vitit gjithsesi të bëhet në lindje. Kjo është e zona ku sërfimi së pari u zhvillua në Azi.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]