Kërceni tek përmbajtja

Ballagati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ballagati
Map
Popullsia
 • Total
Rreth 3.000 banorë

Ballagati është një fshatkomunën Ballagatrrethin e LushnjësShqipërisë.

Me ndarjen e re territoriale, Ballagati është qendra e Njësisë Administrative me të njejtin emër.

Shëndetësia: Ballagati ka një qendër shëndetësore me një staf infermierësh dhe një mjeke familje.

Arsimi: Ballagati ka një kopsht, një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz. Në këtë shkollë kanë dalë profesionistë të fushave të ndryshme që japin kontribut në institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Ekonomia: Aktiviteti kryesor ekonomik në zonë është bujqësia. Banorët kultivojnë drithëra, fruta, perime, vreshta, ullinj, etj. Por, fokusi kryesor i zonës është ulliri dhe prodhimi i vajit të ullirit. Në zonë (Darsi) janë ngritur punishte lokale për prodhimin e vajit. Vaji i prodhuar në zonë është më cilësori në Shqipëri, sipas ekspertëve në emisionin Opinion.al në TV Klan, shprehimisht me aciditetin më të ulët. Vaji ekstra i virgjër është produkt elitar që zona prodhon çdo vjeshtë dhe fillim dimri.

Komuniteti: Banorët e zonës janë njerëz punëtorë dhe duarartë. Puna e tyre me ullishtet e pambarim i ka dhënë zonës pamjen e një Toskane të vërtetë.

Kulinaria: Duke qenë se Ballagati prodhon thuajse çdo frut, perim apo mish, ka një varietet ushqimesh dhe gatimesh. Disa gatime dhe ushqime të zonës janë:

- Byreku me qumësht, presh, spinaq, mish, etj

- Pula dhe gjeli i detit me përshesh (bukë misri)

- Zogj fshati me oriz në tavë

- Tavë kosi me oriz

- Trahana

- Gjelle vere me speca dhe domate

- Djathë nape

- Ullinj të shtypur dhe vaj i ullirit

- Speca turshi

- Reçel dhe palë fiku

- Verë, raki

- Etj

Relievi: Ballagati përbëhet nga kodra të buta, me një pamje tipike mesdhetare.