Bamja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Fruti i bamjes së vjelur nga fusha
Bima e bamjes ne fushe

Bamja - Abelmoschus esculentus - bimë me fruta dhe një lule 

Klasifikimi shkencor[redakto | redakto tekstin burimor]

Domeni             Eukaryota
Mbretëria          Plantae
Nënmbreteria       Tracheobionta
Filiumi            Magnoliophyta
Klasa              Magnoliopsida
Rendi              Malvales 
Familja            Malvaceae
Gjinia             Abelmoschus
Lloji              A. esculentus
Emri               Abelmoschus esculentus
Sinonime           Hibiscus esculentus 

Bamja (Abelmoschus esculentus (L.) Moench) është një specie që i përket Malvaceae-ve dhe është e ngjashme me speciet Abelmoschus moschatus dhe Hibiscus. Ajo është vendase në Afrikën tropikale dhe kultivohet në vendet e ngrohta. Ajo është e njohur edhe në gjuhë të tjera si gombeau, Gombault, okra madje edhe bāmiyā në Egjipt dhe në Etiopi.

Ajo kultivohet në zonat tropikale e në zonat subtropikale, veçanërisht në Azi (sidomos perëndimore dhe qendrore e Jugut) dhe në Azinë e Vogël ; bamja jep fruta që hahen në Afrikë, por edhe në Indi, ndërsa zamka me te cilën janë të pasura rrënjët e saj përdoret si zbutës. Fibrat e bamjes te tretura dhe të përpunuara sigurojnë një fije të tekstilit të njohur si fibër e Okras.

Bamja ne kuzhinë përdoret si një perime.

Bamja përdoret shumë në kuzhinën indiane dhe kuzhinën Cajun. Ajo është gjithashtu i pranishme në kuzhinën shqiptare, bullgare (бамя), greke (bamies), boshnjake (bamije), në ushqimin brazilian (bamje), në Turqi (Bamya), në kuzhinën japoneze, në atë rumune (Bame) dhe në Gana. 

Kultivimi[redakto | redakto tekstin burimor]

E parë nga pikëpamja botanike bamja është një e afërme e familjes Hibiscus dhe Mallow , lulet e saj janë të mrekullueshme, me petalet e tyre të bardha-verdhë dhe me qendrat  te kuqe granatë. Ajo që na intereson nga kjo bimë, megjithatë, është baçeli, i cili gatuhet si një perime. Kjo është një perime e ngjashme me një spec te gjatë djegës të gjelbër, e pasur me veti ushqyese. Bima rritet shumë, me një pamje të tipit të lulediellit dhe një qime pak thumbuese.

Toka dhe klima e përshtatshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke qenë një bimë me origjinë tropikale, nuk e duron motin e ashpër dhe ngricat. Është shumë e rëndësishme që ajo te mbillet në toka që i rreh dielli për të për të arritur pjekurinë.

Toka[redakto | redakto tekstin burimor]

Bamja është një perime me pak kërkesa, mund të kultivohet praktikisht në çdo lloj terreni. Si për shumicën e perimeve është mirë tëë shmangen toka me ujë të ndenjur dhe të zgjidhen vende të mbrojtura dhe me diell. Para mbjelljes mjafton vetëm një punim standard i tokës, ndërsa nuk do te ishte keq një plehërim i lehtë (me humus apo pleh stalle).

Si të mbjellim bamjen[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Farave të bamjeve u duhet ngrohtësi për të buisur, kështu që gjëja më e mirë është të mbillen farat në në një vaskë dhe pastaj, mbas buisjes, të bëhet transplanti i tyre në tokë. Bamjet mund të mbillen në shkurt dhe mars në shtretër të nxehtë dhe të transplantohen pas dy muajsh në tokë, apo mbillen direkt në fushë në muajin prill. Farat vendosen në rreth dy cm thellësi.

Mënyra e mbjellës[redakto | redakto tekstin burimor]

Bimët e bamjeve rriten shumë, duke arritur deri në dy metra lartësi, prandaj është mirë të mbillen rreth 70 cm larg nga njëra-tjetra. Mund të mbillen farat dhe më afër dhe më pas të rrallohen, duke lënë fidanët më të fuqishme.

Kultivimi i bamjeve ne kopsht[redakto | redakto tekstin burimor]

Operacionet bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultivimi i bamjes nuk ka shumë kërkesa, bima zhvillohet shumë e harlisur, me një kërcell të fuqishëm si ai i lulediellit, për këtë arsye ajo nuk kërkon mbështetje. Barërat e këqija është mirë të hiqen edhe pse, duke qenë një bimë e gjatë dhe e fortë, bamja nuk ka frikë konkurrencën e tyre. Ujitjet janë të dobishme vetëm në periudha të nxehta dhe të thata, duke shmangur dhënien në sasi të mëdha të ujit, mundësisht  me i ujitur shpesh dhe nga pak.

Bashkëjetesa dhe rotacionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Bamja është një bimë që nuk është pjesë e familjeve të zakonshme botanike te cilave u përkasin perimet tradicionale, pra nuk ka aspak probleme të mëdha të afërsisë ose trashëgimisë.

Vjelja[redakto | redakto tekstin burimor]

Frytet zhvillohen pas lulëzimit dhe zgjidhen kur ato janë akoma te njomë, më pas baçeli rritet por drunjëzohet dhe bëhet e vështirë dhe jo të përshtatshme për t'u konsumuar. Zakonisht cikli  i kultivimit të bamjes deri tek fryti është 75-90 ditë.

Përdorimi : si të gatuajmë bamjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Bamjet mund të hahen të papërpunuara në sallatë, por janë perime për të gatuar gjellë, e shkëlqyer në kuzhinat etnike të tilla si couscous, ose në gatimin e një përzierje te perimeve (turli). Në qoftë se ju nuk keni probleme diete, mund t’i përdorni edhe të skuqura. Bamjet e vogla mund të bëhen edhe turshi të shijshme. Bamja është e pasur në vetitë ushqyese: përmban shumë vitamina (A, C, B6) kalcium, zink, kalium dhe acid folik (i dobishëm për gratë shtatzëna).

Varietetet e bamjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Ashtu si të gjithë perimet edhe bamja gjithashtu ka disa lloje, të cilat ndryshojnë në gjatësinë dhe në ciklin e kultivimit, në madhësinë dhe ngjyrat e frutave. Disa shembuj janë bamjet Hill Country Red, Red Burgundy, Clemson. Ky i fundit është ndoshta më i përshtatshmi për kultivarët tone.

Vlerat ushqyese te bamjes sasia 100 g[redakto | redakto tekstin burimor]

Kalori                 33 Cal
Yndyrë                  0.2 g
Acide yndyrore          0 g
Kolesterol              0 mg
Natrium                 7 mg
Kalium                299 mg
Karbohidrate            7 g
Fibra ushqimore         3.2 g
Sheqer                  1.5 g
Proteina                1.9 g
Vitamine A            716 IU 
Vitaminë C             23 mg
Kalcium                82 mg
Hekur                   0.6 mg
Vitaminë D              0 IU 
Vitaminë B6             0.2 mg
Vitaminë B12            0 µgram 
Magnezium              57 mg

Projekte të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: bamjen

Literaturë[redakto | redakto tekstin burimor]

Weblinks[redakto | redakto tekstin burimor]