Banoviqi
Banoviqi (Banovići) është qytezë dhe komunë në verilindje të Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe është pjesë e Kantonit të Tuzllës . Zhvillimi intensiv i Banoviqit fillon me ndërtimin e hekurudhës Brčko-Banoviqi në vitin 1946. Për shkak të cilësisë së saj, thëngjilli ngjyrë kafe nga Banoviqi është i njohur në të gjithë Evropën.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Banoviqit është e vendosur në ultësirën e Malit Konjuh. Lartësia e saj mesatare mbi nivelin e detit është 332 metra. Komuna përfshin 185 km2 brenda së cilës ndodhen vendbanimet vijuese: Borovac, Banoviqi Selo, Qatiqi, Miliqi, Mrgan, Repnik, Podgorje, Grivice, Treshtenica Donja, Treshtenica Gornja, Tuloviqi, Oskova, Zhelova, Omaziqi, Lozna, Seona, Pribitkoviqi, Strazhbenica dhe Gornji Bučik. Sipas regjistrimit të vitit 1991, ka pasur 26,507 banorë, nga të cilët 72% Boshnjakë, 17% Serbë, 2% Kroatë dhe 9% të tjerë. Sipas disa vlerësimeve, në vitin 2000, popullsia e Banoviqit ishte rreth 29,000, dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre ishin refugjatë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e komunës Banoviqi | ||||||
viti i regjistrimit | 1971 | 1981 | 1991 | |||
Boshnjakët | 14,409 (70.86%) | 16,440 (68.94%) | 19,162 (72.06%) | |||
Serbët | 4,441 (21.84%) | 4,046 (16.96%) | 4,514 (16.97%) | |||
Kroatët | 919 (4.51%) | 728 (3.05%) | 550 (2.06%) | |||
Jugosllavët | 363 (1.78%) | 2,255 (9.45%) | 1,928 (7.25%) | |||
të tjerët dhe të panjohur | 202 (0.99%) | 377 (1.58%) | 436 (1.63%) | |||
Gjithsej | 20,334 | 23,846 | 26,590 |
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
maja e Malit Konjuh
-
Liqeni Breshtica
-
Ndertimi i Xhamisë në Qendër të qytetit
-
Fabrika "Helios"
-
Shtëpia malore "Varda"
-
Mihja sipërfaqësore në Banoviqi
-
Piknik në zonën "Maçkovac"
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja Zyrtare Arkivuar 25 mars 2012 tek Wayback Machine
Koordinatat: 44°24'N 18°32' / 44.400°N 18.533°D44°24′N 18°32′E / 44.400°N 18.533°E