Jump to content

Barbaritë greke në Shqipëri (kujtime historike 1913 – 1914)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Barbaritë greke në Shqipëri (kujtime historike 1913 – 1914) Gjinia: Kujtime, histori. Autori: Kosta Tomorri. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 168. ISBN 978-9928-109-38-5

Mbi librin

Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" është një libër tronditës.

Brezave të rinj që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t'u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala "barbari" në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve, por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile.

Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20 – të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.