Shko te përmbajtja

Bardh Spahia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bardh Spahia ka lindur në Shkodër më 26 Janar 1976.

Bardh Spahia u lind dhe u rrit në një familje qytetare nga Shkodra, e njohur për disidencën dhe persekutimin në kohën e diktaturës komuniste.

Veprimtaria e tij politike ka nisur që në moshë të re, fillimisht si mbështetës dhe pjesëmarrës në çdo fushatë të PD, duke ndjekur babanë e tij, mjekun e njohur Ali Spahia, e pastaj vetë si veprimtar i partisë. Është pjesëmarrës si student në protestën e 2 prillit. Si anëtar i forumit rinor të PD për shumë vite, Spahia ka qenë mes të tjerash organizator dhe një ndër drejtuesit e grevës së urisë së studentëve në vitin 1998. Veprimtaria e tij profesionale në fushën e mjekësisë nisi me shkollimin në Shqipëri dhe më pas vijoi me njehsimin e diplomës dhe specializimin për kirurgji në Itali. Pas njehsimit të diplomës së mjekut nga Ministria e Arsimit në Itali, u anëtarësua në urdhrin e mjekëve kirurgë në Pavia të Italisë deri në vitin 2006, kur u ftua të kthehet në Shqipëri. Prej asaj kohe, Spahia ka kontribuar në qeverisjen e Partisë Demokratike dhe në zhvillimin e mëtejshëm të partisë, duke iu përkushtuar jetës politike dhe shërbimit në administratën shtetërore. Në qeverisjen e parë të PD Spahia ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Në vitin 2009 ai u propozua si kandidat për deputet në vendlindjen e tij Shkodër dhe në vijim shërbeu si Zëvendësministër i Shëndetësisë e më pas si Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës se Republikes. Në vitin 2013 u propozua si kandidat për deputet dhe njëkohësisht u zgjodh anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike duke u emëruar Drejtor i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD. Në vitin 2017 u zgjodh deputet i Parlamentit Shqiptar në Qarkun Shkodër dhe Nënkryetar i Komisionit të Punëve Sociale dhe Shëndetësisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Bardh Spahia ishte kandidati për deputet më i votuar nga rradhët e Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër. Bardh Spahia është i vetmi anëtar nga Shqipëria i Shoqatës Esperia, një organizatë e themeluar në Bruksel në vitin 2020 nga anëtarët më në zë në Partinë Popullore Europiane. Gjithashtu është Anëtar i Këshillit Administrativ të Organizatës Humanitare Shkencore Ali Spahia, themeluar në vitin 2005 pranë Universitetit të Pavia, Itali, së bashku me personalitete të nderuara ndërkombëtare. Bardh Spahia është autor dhe bashkëautor i disa artikujve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në zgjedhjet e 6 Marsit 2022 ai u zyrtarizua si kandidat dhe u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme vendore për Bashkinë Shkodër. Aktualisht mban detyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër. Z. Spahia është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.