Bardhyl Fico

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bardhyl Fico (1932-2015) ishte nje politicien dhe karikaturist shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 13 nëntor të vitit 1932, në një nga familjet me të njohura nga Gjirokastra, i biri i ministrit dhe diplomatit Rauf Fico. Studioi matematikë, fizikë e inxhinieri, punoi si gazetar dhe spikati me krijimtarinë e tij si karikaturist në revistën e njohur "Hosteni". Gjatë viteve 1992-1997 Fico, mbajti postin e Sekretarit të shtetit për marrëdhëniet me fenë. U nda nga jeta më 24 shtator 2015.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Nikolla, Flora (24 shtator 2015). "Ndërron jetë Bardhyl Rauf Fico". ATA. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2016. Marrë më 2 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)