Bardhyl Quku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bardhyl Quku, ( ang. Bard Quku }, është ekonomist shqiptaro-amerikan nga ShBA-ja.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bardhyli studioi tregtinë në Universitetin e Tulses në vitin 1963, është një ndër tregtarët më të suksesshëm në Amerikë, në sektorin e financës. Quku shërben si krye zëvendës president, për portofolin e doganës Amerikane, "Morgan Stanley". Koncern i ekonomiko financiar ku, ai, ka dhënë kontributin tij me një punë 37 vjeçare. Ai kujdeset në këtë koncern, për të siguruar sa më shumë të ardhura për klientët e saj, të cilat shkojnë në më shumë se 600 milion dollarë fitime. Quku, është një ndër anëtarët themelues të Klubit Kryetar për "Morgan Stanley", që nderon prodhuesit më të lart të firmës. Revista Bota Financiare e ka emëruar Qukun, këtë vit si një nga 10 agjentët e ekonomiko-financiarë më të suksesshmit të rrugës tregtare "Wall Street".[1]

Ai është komentator i rregullt i televizionit Bloomberg në emisionin ekonomi - "Bloomberg Financial Television" i cili frekuentohet nga disa universitete të cilët marrin leksione. Studentet e shkollës së ekonomi - financës The Wharton School me një votim unanim, e kanë zgjedhur Qukun, si komentatorin më të mirë në Amerikë, për ekonomi e financë.

Quku, shqiptarë autokton erdhi në Amerikë më 1949, pasi ai dhe familja e tij u arratisën me ardhjen e komunizmit në Shqipëri.

Bardhyl Quku dhe vajza e tij para se të rrëzoheshin Kullat Binjake (World Trade Center) punonin për këtë kompani, me zyrat e tyre tek Kullat e Tregtisë dhe për kompaninë "Aldo Miten" që po punonte afër me Kullat Binjake. Quku është një ndër manaxherët më të suksesshëm, që ka punuar deri më sot tek "Morgan Stanley" ku ai punon për 36 vjet. Tre vajzat e tij të punësuara më parë në Kullat Binjake (World Trade Center) janë me fat të madh. Ato më 11 shtator 2001 kur u krye sulmi terrorist, mbi dy ndërtesat gjigante ishin pushim dhe vetem Zoti i shpëtoj nga zyrat e tyre në katin e 30. Dhe, vet Quku atë ditë erdhi ne pune me pak vonesë dhe e pa tragjedinë kur po i afrohesh kullave.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ BEQIR SINA : Bardhyl Quku, shkodrani në Amerike amza: osdir.com Archived 30 September 2007[Date mismatch] at the Wayback Machine.