Jump to content

Barooti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Barooti
Lindi26 qershor 1986
KombësiaShqiptar
TitulliReper

Amir Sopi ose siç njihet ndryshe me emrin Barooti, lindi në Prishtinë, ne lagjen Kodra e Trimave(Vranjevc). Mësimet e shkollës fillore i kreu në shkollën Zenel Hajdini në Prishtinë, ndersa mësimet e shkollës së mesme i vijoi ne Gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë. Karrierën e filloi pas perfundimit të luftës në Kosovë në vitin 2000, si 14 vjeqar. Në fillim të vitit 2001 bëri edhe demo inqizimin e parë me titullin " Kqyrem n'Sy". Pas një pune të palodhëshme dhe pas përkushtimit të madh që kishte ndaj muzikës, në vitin 2002 formoi edhe ish grupin TORNADOS që përbehej nga 2 antar. Menjëherë pas formimit të ish grupit TORNADOS, u bë pjesë e Rap Grupit më të madh në Shqiptari TBA në të cilin bën pjesë edhe tani. Qysh prej fillimit të formimit të grupit TBA, po atë vit doli edhe kënga e parë profesionale me titullin "Lidhje e Re" në bashkpunim me reperat e mirënjohur UniKKaTiL dhe Cyanide e cila kishte dy versione. Pas një pauze afrërsisht 2 vjeçare, rikthehet furishem me këngen "KOMANDO" teksti i të ciles kishte të bëj me reperat e asaj kohe të cilët nuk e bënin Rap Muziken ashtu siç duhej berë. Bëri afro 70 këngë sa ishte në ish grupin Tornados, morri pjesë në shumë bashkëpunime me repera të ndryshëm, ishte pjesë në shumë albume ku vlen të veçohën albumet BLOODY ALBOZ vol.1 me këngen "T'PART" , BLOODY ALBOZ vol.2 me këngen "Cubat" etj etj. Në vitin 2007 nxorri edhe Albumin e parë te quajtur "ANALIZO" i cili kishte 16 këng të cilat ndëgjohëshin shumë nga rinia jonë Shqiptare, ku trajtohëshin tema të ndryshme sociale , ekonomike që rrethonin shoqerinë tonë. Në fund të vitit 2008 shkeputët nga ish grupi "TORNADOS" dhe vijon karrieren si solo reper. Ai përkushtohet maksimalisht në muzikë, hap studion e tij personale professionale Sopi Records, kthehet në fillim të vitit 2009 me video spotin e parë professional me këngen "EXTRA ft. Meritol" e cila pushtoi të gjitha TV-t Shqiptare, ishte një HIT i vërtet në stilin CRUNK. Pas suksesit të madh që kishte në mbarë opinionin shqiptar, vjen edhe me Video Spotin e dytë me titllin "THE BEST ft Explode" dhe menjëherë në vitin 2010 hap edhe Video Produksionin e tij me emrin "VOLUME Production" ku lanson edhe Video Spotin e tretë me titllin "Ey Man" ne bashkpunim me EXPLODE si dhe me shum HIT bashkpunime tjera të cilat jon të ndëgjuara an e mbanë shqiptarisë.