Barrett Brown

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Barrett Brown (i lindur më 14 gusht 1981) është një gazetar amerikan, eseist dhe shkrimtar satirik. Ai është përmendur shpesh si një zëdhënës jozyrtar për kolektiven haktiviste Anonymous, një akuze që ai konteston. Ai themeloi Project PM. Projekti PM vepron si një wiki dhe të një platforme të centralizuar, e cila paraqet grupe të të dhënave në lidhje me industrinë e shërbimeve të kontraktuara të inteligjences (ndryshe shërbime sekrete), ndërlidhje në industrinë e marrëdhënieve të publikut (public relations, PR) me qeveritë, dhe çështje të tjera që sipas krijuesve të platformës përbëjnë kërcënime për të drejtat e njeriut, transparencës qytetare, jetën private individuale, dhe shëndetin e institucioneve demokratike.

Ai ka kaluar më shumë se një vit në burgun federal FCI Seagoville dhe në momentin që priste vendimin e gjygjit për mbi 17 akjuzat e tjera rrezikonte të dënohej me mbi njëqind vite të tjera me heqje lirie. Midis shtatorit 2013 dhe prillit 2014 ai ra dakort me forcat e rendit që të mos diskutojë rastin e tij me mediat.