Jump to content

Bashçarshia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bashçarshia - Sarajevë

Bashçarshia (tur: bash + çarshia - "Çarshia kryesore") është pjesa më e vjetër dhe qendër historike e kulturore e Sarajevës. Është ndërtuar në shek. XV nga ana e Ishak-beg Isakoviqit. Ndodhet në pjesën veriore të bregut të lumit Milacka. Në këtë pjesë të qytetit ndodhen një varg objektesh me vlerë historike dhe kulturore si Xhamia e Gazi-husrev beut, Sahat kulla etj. Sot Bashçarshia është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Sarajevës.