Baza Ajrore Aviano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ceremonia e aktivizimit për krahun e 31-të luftarak në bazën ajrore Aviano më 1 prill 1994.

Baza Ajrore Aviano (IATA: AVB, ICAO: LIPA) (italisht: Base aerea di Aviano) është një bazë në Italinë verilindore, në rajonin Friuli Venezia Giulia. Ndodhet në komunën Aviano, në rrëzë të Para-Alpeve Carnic ose Alpeve Karnike Jugore, rreth 15 kilometra nga Pordenone.

Forca Ajrore Italiane ka pronësinë, kontrollin administrativ dhe ushtarak të bazës. Mban krahun e 31-të luftarak të Forcës Ajrore të SHBA-së dhe besohet se ka armë bërthamore.[1]

Krahu i 31-të luftarak është i vetmi krah luftarak amerikan në jug të Alpeve.[2] Krahu i 31-të luftarak përbëhet nga dy skuadriljeve luftarake General Dynamics F-16 Fighting Falcon, Skuadrilja Luftarake e 555-të dhe Skuadrilja Luftarake e 510-të, duke e lejuar atë të fluturojë në misione sulmuese dhe mbrojtëse.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Armi nucleari in Italia: Dove, come, perché". 24 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "31st Fighter Wing Fact Sheet". Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2013. Marrë më 2 korrik 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)