Bejtush Isufi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bejtush Isufi Lindur më 03.03.1961 në Gjyrishec të Dardanës. Ka kryer arsimin e lartë në Fakultetin Juridik (1982-87) në Prishtinë. Aktualisht është duke ndjekur studimet në ECDP (E Drejta Ndërkombëtare e Biznesit). Ka punuar në Sarajevë në 1988. Në vitin 2000 ka punuar në UNMIK-OSCE gjatë qeverisë së përkohshme. Prej 2001-2010 punon si avokat. Aktivitetet e tij intelektuale nisin në vitin 1990-1993 në Forumin e Intelektualëve të Gjilanit. Në 1993-1997 ka qenë Kryetar i degës së LDK-së dhe në 2000-2001 Sekretar i degës së PDK-së dhe KQZ-së.

Është aktivist i Lëvizjes vetëvendosje.