Bellova
Bellova |
|---|
Bellova është një fshat në Shqipëri...
Gjeografia
Gjendet në koordinatat gjeografike 41° 4´ 45´´N dhe 20° 28´ 35´´E, në lartësi 1 104 m. mbi nivelin e detit. Shtrihet në rrëzën perëndimore në vargmalin e Korabit dhe kufizohet në veri me fshatin Zimur; në lindje me fshatin Zagrad; në jug me fshatin Rabdisht; në perëndim me fshatin Staravec.
Ekonomia Historia
Vendbanimi Bellova mendohet të jetë themeluar në vitet '30 të shek. XII gjatë sundimit të Dibrës nga perandori bullgar Ivan II Asen gjatë viteve 1230 - 1240. Pas rënies së sundimit bullgar, Dibra u pushtua nga forcat ushtarake serbe të kral Stefan Uroshi II Milutin më 1283 dhe u çlirua më 1271, pas shpërbërjes së Perandorisë Serbe të car Stefan Uroshi V. Megjithatë, familje serbe të cilat ishin vendosur në fshat si koloni, qëndruan edhe pas tërheqjes së asministratës ushtarake serbe. Etimologjia e emrit (etimologjia) të vendbanimit shpjegohet nga sllavishtja Белла вода – ujë i bardhë.
Shih dhe këtë
Më 1466, Dibra u pushtua nga forcat ushtarake osmane. Më 1467, fshati Bellovë (Biloja) ishte zotërim (hassa) i subash Ahmed bej Hoxhollit nga qyteti i Dibrës dhe përfshihej në rrethin administrativ – ushtarak (vilayet) të Dibrës së Poshtme. Fshati kishte 6 familje ekonomike (hane) me kryefamiljarë të krishterë Miho protugeri (kryeplaku), Gjonçe i papa Dikos, vëllai i papa Dikos, Todor Bogiçeviç dhe i biri Nineci, Kojko Bogdoviç.
Më 1467, fshati (Biloja) ishte hass i subash Ahmed beut në rrethin administrativ – ushtarak (vilayet) të Dibrës së Poshtme dhe kishte 6 hane me kryefamiljarë Miho protugeri, Gjonçe i papa Dikos, vëllai i papa Dikos, Todor Bogiçeviç dhe i biri Nineci, Kojko Bogdoviç. Gjatë shek. XVI, në fshat u vendosën familje të shumta bujqish të krishtera arbëre.
Më 1583, fshati përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) të Dibrës së Poshtme me 47 kryefamiljarë: Hasan Prodani, Ahmed Leka, Sefer Laçi, Mehmed Jana, Mustafa Mali, Hasan Gurma, Petro Nikolla dhe i biri Aleksi, Dhimitri Nikolla, Andrea Nikolla, Jorgo Gjeli, Petko Gjeli, Nikolla Jovani, Lazar Jovani, Petro Jovani, Jovan Jorgo, Miro Petro, Jorgo Petro, Jovan Petro, Koto Pali, Kojko Andrea, Pano Gjureci, Jovan Gjureci, Petko Kojku, Jovan Bosini, etj.. Në fshat gjendej çifligu i Dervish Hasanit. <ref>Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., f. 121<ref>[1]
Vendbanim i hershëm në fshat ka qenë edhe Kapra me lagjet e saj Kodër, Guri i Bardhë dhe Qake. Më 1583, ky vendbanim kishte 11 hane me kryefamiljarë Hasan Peja, Jovko Peja, Petko Peja, Gjuro Jovani, Pejo Rajçe, Dhimitri Stefani, Radko Stefani, Nine Prendi, Jovko Vaka, Prend Jovku, Petko Dhimitri. <ref>Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., f. 121 – 122<ref>[2] Sipas traditës, ky vendbanimi u shkatërrua në shek. XVI, nga rrëshqitja e dheut. Banorët u shpërngulën pjesërisht në rrethinat e Shkupit, kurse pjesa që mbeti u vendos në Bellovë. Fiset më të hershëm në fshat janë Ziza <ref> Idriz Bulku, Historiku i fshatit Bellovë, 1969, f. 5 - 7 (30 fl.) : “[...] papasi i Krapës, u detyrua të ndryshojë fenë t’a kthejë besimin në muhamedan dhe emrin t’ia thonë Haziz. Brezat e më pastajm marrin për mbiemër emrin e të parit tyne Haziz, i cili nga përdorimi në formë ledhatimi u kthye në llagapin Ziza.”<ref/>[3] dhe Meda, të ardhur nga Kapra.
Gjatë shek. XVII, në fshat u vendosën familje bujqish të ardhura nga vise të ndryshme, me shtimin e të cilave u themeluan fiset Spahiu, Saraçi, Dumani, Shahu, Elezi, Sela, Kadriu, etj..
Fisi Dumani në fshatin Bellovë të Dibrës së Poshtme
Në fillim të shek. XVII, në fshat u vendos një familje e fisit Dumani, e ardhur nga fshati Burgajet në Përtej Ujë të rrethit (kadilik) të Mates. <ref> Idriz Bulku, Historiku i fshatit Bellovë, 1969, f. 5 - 7 (30 fl.).”<ref/>[4] Tradita përmend ardhjen e dy vëllezërve me familjet e tyre nga fshati Burgajet, të cilët u shpërngulën duke mos lënë farefis të tyre në vendlindje. Nga regjistrimi osman i popullsisë së rrethit të Mates, vërtetohet se në fshatin Çibaj (sot fshati Burgajet) ka patur kryefamiljarë të fisit Dumani. Më [1583], në fshatin Çibaj të rrethit të Mates në qarkun e Ohrit përmenden kryefamiljarët e krishterë Martin Dumani dhe Gegë Dumani.
Tradita e ruajtur ndër breza nga brezat e fisit Dumani në fshatin Bellovë dëshmon se dy vëllezërit e ardhur nga Matja u vendosën me familjet e tyre fillimisht në malësinë e Dibrës së Poshtme. Në fshatin Arras të Çidhnës përmendet edhe sot mikrotooponimi Lugju i Dumanit. Në fillim të shek. XVII, njëri nga vëllezërit u largua me familjen e tij duke u vendosur në fshatin Bellovë të Dibrës së Poshtme.
Pavarësisht se prejardhja e fisit Dumani në fshatin Bellovë të Dibrës së Poshtme është e provuar jo vetëm nga tradita popullore e ruajtur ndër breza, por edhe nga dokumenti i administratës osmane mbi regjistrimin e popullsisë në fund të shek. XVI, origjina e moçme e këtij fisi mbetet për t'u hulumtuar. Kjo për faktin se në nga të gjithë dokumentat kadastralë dhe tatimorë osmanë në trojet e sotme shqiptare, nuk ka rezultuar asnjë kryefamiljar me llagapin Dumani. Konkretisht:
- në regjistrin venedikas të vitit [1416] mbi regjistrimin e popullsisë në qarkun e Shkodrës, nuk ka të regjistruar asnjë kryefamiljar me mbiemrin Dumani. -
- në regjistrin osman të vitit [1452] mbi regjistrimin e popullsisë në qarkun (sancak) Prizrenit, në fshatrat e rretheve të Rudinës, Pashtrikut, Domeshtiçit, Radovinës, Gorës, Dibrës, Spasit, nuk ka të regjistruar asnjë kryefamiljar me mbiemrin Dumani.
- në regjistrin osman të vitit [1467] mbi regjistrimin e popullsisë në fshatrat e rretheve të Mates, Urakës, Dhimitër Jonimës, Kurbinit, Krujës, Bendës, Tamadhes, Çermenikës, Gollobordës, Dibrës së Sipërme, Dibrës së Poshtme, Rekës nuk ka të regjistruar asnjë kryefamiljar me mbiemrin Dumani.
- në regjistrin osman të vitit [1486] mbi regjistrimin e popullsisë në qarkun (sancak) të Shkodrës, në fshatrat e rretheve të Shkodrës, Podgoricës, Pejës, etj. nuk ka të regjistruar asnjë kryefamiljar me mbiemrin Dumani.
Prejardhja e moçme e fisit Dumani në fshatin Bellovë duhet kërkuar nga fshati Duman në veri – lindje të qytetit të Shkupit dhe jug – perëndim të qytetit të Preshevës.Vendbanimi Dumani (Дyмановъци) përmendet që në vitin [1379], si pronë e fisnikut bizantin Dejan. Pas vdekjes së fisnikut Dejan, vejusha e tij Evdhokija dhe i biri i saj Konstandin ia dhuruan vendbanimin e moçëm Duman manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë në Perandorinë Bizantine. <ref> Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонскиот народ, књига 1 – 2, Опширен пописен дефтер на Охридскиот Санџак од 1583 година, Скопје 2000, стр. 130<ref/>[5]
Më [1381], fshati Duman (Думановци) përfshihej në rrethin ushtarak të Kumanovës dhe ishte nën pushtimin ushtarak serbe. <ref> Јован Хаџи Васиљевић - Јужна Стара Србија - Кумановска област, историјска, етнографска и политичка истраживања, Београд 1909, стр. 238: "Ово се село спомиње у домаћим писаним споменцима; година 1379 између осталих села и ово су село (Домановъци) поклонили манастир Хиландару Евдокија удова севастократора Дејана и син јој Констандин Дејановић, потоњи господар Ћустендилске Области."<ref/>[6]
Më [1455], me pushtimin osman të zotërimeve serbe, pronat e e fisnikut bizantin Konstandin Dejani u organizuan në qarkun ushtarak osman (sancak) të njohura si “Vendet e Konstandinit” (Kjüstendil Ili).
Gjatë viteve 1486 – 1487, fshati Duman (Думановци) përfshihej në qarkun ushtarak osman të Konstandin Ili <ref> Славјанска Филология, Български комитет на цлавистите, София 1968, стр. 147: “Домановци 1381 (Куманово), дн. Думановци oy ТрѢбош н (Требуш) 1326 (Тетово)."<ref/>[7] dhe mbahej si një ndër vendbanimet më të vjetër. <ref> Александар Стојановски, Македонија во турското средновековие, од крајот на XVI - почетког на XVIII, "Култура", Скопје 1989, стр. 97: "[...] а во пописот од 1486 - 87 година, во кумановското село Думановци [...]."<ref/>[8]
Gjatë gjysmës së dytë të shek. XV, banorët e krishterë ortodoksë të fshatit Duman festonin Shën Nikollën si shenjt mbrojtës të fshatit, kurse fisi Dumani që kishte themeluar këtë vendbanim, kishte shenjtoren e tij mbrojtëse Shën e Premten. <ref> Јован Ф. Трифуноски, Кумановско - Прешевска Црна Гора, Српски Етнографски Зброник, књ. LXII, Насеља и Порекло Становништво, кхњ. 33, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1951, стр. 64: "У Думановцу старинци су по вери прабославни и они у селу чине претежно становништво. По томе Думановце такође спада у ред старијих села."<ref/>[9]
Vendbanimi Duman mbahej si një ndër më të vjetrit. <ref>Јован Ф. Трифуноски, Кумановска област : сеоска насеља и становништво, скопје 1974, стр. 117: “Слава ових родова је св. Никола, сем рода Думановци који славе Петковдан [...]."<ref/>[10] Me shumë gjasa, ai ishte themeluar që në fillim të shek. XIII, kohë kur filloi themelimi i vendbanimeve bujqësorë të qëndrueshëm dhe të përhershëm, ku popullsia në Gadishullin Ballkanik u shkëput nga jeta blegtorale dhe nomade.
Gjatë shek. XVI, familje të fisit Dumani ishin shpërngulur nga vendbanimi i tyre fisnor duke u vendosur në fshatrat fqinjë. Më [1568] në fshatin Reçica të qarkut të Shkupit përmendet bashtina e kryefamiljarit të krishterë Marko Dumanit. <ref> Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонсиот народ, 1 – 2, Опширен пописни дефтери од XVИ век за Скопскиот санџак од 1568-1569 година, Архив на Македонија, Скопје 1984, стр. 371: “Баштина на Марко Думан во рацете на селското населениее. Приход од споменатото село Речица."<ref/>[11]
Po këtë vit [1568], në fshatin Crna Reka të qarkut të Ohrit përmenden kryefamiljarët e krishterë katolikë Gjin Dumani dhe Gjon Dumani. <ref>Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонсиот народ, Опширен пописни дефтери од XVИ век за охридскиот санџак од 1568-1569 година, Архив на Македонија, Скопје 2000, стр. 332.<ref/>[12]
Më [1583], në fshatra të ndryshëm të qarkut (sancak) të Konstandinit (në lindje të Shkupit) përmenden kryefamiljarët e krishterë ortodoksë Velço Dumani, Proja Dumani dhe Miho Dumani. <ref> Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонсиот народ, 1, Опширен пописни дефтери од XVI век за Кустендилскиот санџак, Архив на Македонија, Скопје 1980, стр. 48, 345<ref/>[13] Po këtë vit [1583], në fshatin Dupnica të këtij qarku përmendet truallishta (mezra) e kryefamiljarit të krishterë ortodoks Milo Dumani. <ref> Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонсиот народ, 1, Опширен пописни дефтери од XVИ век за Кустендилскиот санџак, Архив на Македонија, Скопје 1980, стр. 477: "Мезра Миле Думан која се наога близy манастирот Свети Отец."<ref/>[14]
Gjatë shek. XVI, familje të tjera të krishtera të fisit Dumani ishin shpërngulur nga vendlindja drejt viseve jugorë të qarkut të Shkupit, për shkaqe të ndryshëm. Më [1583], në fshatin Bllaca të bashkësisë administrative (nahiye) të Kosturit në qarkun e Selanikut, përmendet kryefamiljari Nikolla Dumani, kurse në fshatrat e tjerë përmenden kryefamiljarët Simin Dumani dhe Kosta Dumani. <ref> Методија Соколоски, Александар Стојановски, Турски документи за историјата на македонскиот народ, књига 7, Опширен пописен дефтер на Солунскиот Санџак од 1583 година, Скопје 1999, стр. 159, 68, 156.<ref/>[15]
Më 1583, në fshatin Palasa të bashkësisë administrative (nahiye) të Himarës në rrethin e Delvinës të qarkut të Delvinës, përmendet kryefamiljari Andrea Dumani. <ref> Tapu ve Kadastro Genel Müdürlügü. Defter – i Mufasal liva – i Delvina, n. 91, 991 hicri; Gjatë shek. XVIII, familje të fisit Dumani nga Palasa u shpërngulën në fshatin Muzinë të rrethit të Delvinës. Në këtë fshat gjendet edhe sot mikrotoponimi Mokra e Dumanit.<ref/>[16]
Pra, vendosja e dy kryefamiljarëve në fshatin Burgajet të rrethit të Mates ka gjasa të ketë ndodhur gjatë shek. XVI, me shpërnguljet e fuqishme të familjeve të fisit Dumani nga vendbanimi Dumani.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër - ↑ Gabim citimi: Etiketë
<ref>e pavlefshme; refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër