Jump to content

Benzeni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Benzeni me formulë molekulare C6H6 është përfaqësuesi kryesor i hidrokarbureve aromatike. Benzenin e zbuloi Faradei nga një gaz ndriçues. Problem ka qene paraqitja e strukturës së tij molekulare, për paraqitjen e strukturës janë përpjekur shume shkencëtarë por formulën strukturale e dha August Kekule në vitin 1868 duke e vënë ne analogji me bishtin e gjarprit.

Vetitë e benzenit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benzeni është lëng pa ngjyrë me aromë të fortë, me i lehte se uji, nuk tretet ne ujë por tretet ne tretës organik si eter dhe alkool, ai iu nënshtrohet reaksioneve te subsituimit apo te zëvendësimit dhe ne të shumtën e rasteve reagon me bromin dhe formon brom benzenin etj.

Benzeni paraqitet me strukturë 6 këndshe, ku lidhjet dyfishe janë te alternuara (levizin gjatë ter molekulës). Këtu orbitalja 2pz nuk merr pjesë. Struktura e benzenit mund te paraqitet edhe me një rreth ne mes, ku rrethi paraqet 6 elektrone pi, te cilat janë te dekplarizura. Secili atom i karbonit te benzeni ka hibridizim sp2.

Kekule

Nga formula molekulare shihet se këto komponime i karakterizon numri i vogël i atomeve të hidrogjenit në raport me numrin e atomeve të karbonit , ku benzeni do të duhej të sillej si një Hidrokarbur i pangopur (Alken , Alkin). Mirëpo , në aspektin kimik , formula e Benzenit eshte e pangopur, keshtu qe duhet pritur qe ai te jape me perparesi reaksioni adicioni, te cilat jane tipike per hidrokarburet e pangopura. Megjithatë , benzenimnuk cngjyros tretesiren e bromit , as qe eshte i oksidueshem lehte ne permaganat kaliumi KMnO4 , reaksione te cilat jane karakteristike e lidhjes dyfishe karbon-karbon.August Kekule , në vitin 1865 , propozoi formulën , e cila përdoret edhe sot e kësaj dite. Molekula e Benzenit është e përbërë nga 6 atomesh karboni , që formojnë një varg të mbyllur(një unazë gjashtëkëndëshe) , ku atomet e karbonit lidhen ndërmjet tyre me lidhje alternative njëfishe , dyfishe dhe me gjashtë atome të hidrogjenit. Sipas Kekules , këto tri lidhje dyfishe oscilojnë në unazën e benzenit. Rrethi në strukturën e Benzenit (III) tregon 6 elektronet të çlokalizuara të atomeve të karbonit.

Burim kryesor ne perfitimin e benzenit si dhe te derivatave te tij ,është nafta dhe thengjillguri.Metoda te ndryshme teknologjike dhe katalizatore përdoren qe te perfitohen ato.Perfitimi behet kryesisht ne temperatura te larta afër 1000 °C .Pas kësaj nga perzierja e nxehte me destilim fraksional veqohen benzeni,ksileni,naftaleni dhe komponime tjera aromatike .

Komponimet aromatike perfitohen gjithashtu edhe nga alkanet e naftes duke i nxehur keto ne temperature prej 500 °C dhe presion te larte.

Emërtohet sipas IUPAC por edhe sipas sistemit te emërtimit te zakonshëm, nëse paraqiten me shumë zëvendësues merren derivatet e monozevendsuara p.sh Metilbenzeni, Klorbenzeni Brombenzeni Nitrobenzeni etj.