Besnik Dobi
Besnik Dobi është specialist në fushën e radarëve, mikrovalëve dhe të mbrojtjes nga rrezatimet jo-jonizuese.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka përfunduar me rezultate të larta Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dega radiolokacion dhe Universitetin Politeknik të Tiranës dega elektronike. Ka kryer specializim pranë Universitetit Politeknik të Torinos dhe studimet në fushën e sigurisë pranë Qendrës Marshall në Gjermani. Ka eksperiencë në fushën e mësimdhënies. Lektor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Universitetin Ushtarak dhe në Akademinë e Mbrojtjes. Ka kontribuar për rritjen e performacës të sistemeve të radarëve ushtarakë dhe të pajisjeve të komunikimit në vitet 80-90, për ketë arsye është dekoruar me Medaljen e Shërbimit Ushtarak. Ka hartuar programet e reja të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” në bashkëpunim me specialistët e Akademisë së Hanoverit, dhe programet e Universitetit Ushtarak dega Elektronikë duke përshtatur lëndët në përputhje me Universitetin Politeknik të Torinos dhe me Akademinë Ushtarake West Point. Ka marrë pjesë në projektin e Lockheed Martin për modernizimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë.
Në vitin 2021 me oficerët e Forcës Ajrore ka zhvilluar kursin special për radarët modernë të NATO-s. Anëtar i Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca që nga themelimi. Besnik Dobi aktualisht është Ekspert i rrezatimeve jo-jonizuese në Institutin e Rrezatimeve në Tiranë.[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "ALB-SHKENCA:Takimi XIV Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, Shqipëri 2019". iash-takimet.org. Marrë më 2024-11-10.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 68, ISBN 9789951518208
- ^ "ALB-SHKENCA:THE FIFTH INTERNATIONAL ANNUAL MEETING OF ALB-SCIENCE INSTITUTE, Tirana, Albania 2010". iash-meetings.org (në anglisht). Marrë më 2024-11-10.