Besnik Kelmendi
Besnik Kelmendi | |
---|---|
Asamblist në Këshillin e Integrimit | |
Në detyrë Shtator 2020 – Aktualisht | |
Anëtar i grupit parlamentar të CDU Essen | |
Në detyrë Shtator 2020 – Aktualisht | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 20 Tetor 1979 Ruhot, Peje |
Nënshtetësia | Kosovar |
Partia politike | CDU |
Punësimi | Politikan, Diplomat |
Besnik Kelmendi lindi me 20 Tetor 1979 në Ruhot - Pejë, Kosove. Eshte politikan Shqiptaro – Gjermane pjese e partis CDU, njëheresh anëtar i kryesis ne Essen. Familja e Besnik Kelmendi është me prejardhje nga Rugova e Pejes se Kosovës kur në vitet 91-të të shekullit të kaluar, familja e tij detyrohet të largohet nga Kosova per shkak te rregjimit të asaj kohe.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Besnik Kelmendi ka studiuar për Menaxhim Adminstrativ dhe Tregtar në Essen, Gjermani.[1] Gjithashtu Kelmendi është liçensuar si Pedagog në dhomën për Industri dhe tregti në IHK Essen.[2] Gjatë periudhës Shkurt 1998 – Shkurt 2018, Kelmendi ka punuar si menaxher në firmat më të njohura në qytetin Essen. Nga Marsi i vitit 2018 e në vazhdim, Besnik Kelmendi është zyrtar në Qeverine e Landit, Nordrhein – Westfalen , Dusseldorf – Gjermani.[3] Ai zotëron gjuhët Shqip, Anglisht, Gjermanisht, dhe Serbo-Kroatisht.
Veprimtaria Politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pranveren e vitit 2014, Besnik Kelmendi fillojë jeten politike duke u bërë anëtar i CDU-së në qytetin Essen. Më pas Kelmendi mori postin Nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen.[4] Ai është një nga themeluesit e UDAI e V “Unioni Gjermano-Shqiptar për Integrim e. V.” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Gjermani. Në Shtator 2020, Kelmendi u zgjodh kandidate për Asamblen e Këshillit të Integrimit në qytetin Essen, nga ku partia CDU Essen, fitoj zgjedhjet Komunale me 54.3%.[5] Prill 2021, Besnik Kelmendi emerohet koordinator per marredheniet e partis si motra CDU/LDK, dhe më pas emërohet anëtar i departamentit marrëdhënieve ndërkombetare në partine e LDK-së. Kelmendi është anëtar aktive në çështjet kombëtare dhe pjesë e forumeve/ komisioneve të ndryshme brenda partis CDU Essen.
Publikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 30 Mars 2021 – Themelimi I Rrjetit Politik[6]
- 21 Shtator 2020 – Interviste për Diaspora Shqiptare, Do përfaqësoj zërin e Shqiptarëve[5]
- 05 Shtator 2020 – Intervistë për Top Channel, Emigracioni dhe Politika[7]
- 11 Gusht 2020 – Interviste për Diasporen Shqiptare, Kërkoj mbështetje për CDU [8]
- 28 Gusht 2016 – Interviste për Telegrafin, Shqiptarët në Gjermani dhe Integrimi tyre [9]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Startseite". www.ihk-limburg.de (në gjermanisht).
- ^ "Aus- und Weiterbildung". www.ihk-limburg.de (në gjermanisht).
- ^ "Startseite". www.im.nrw (në gjermanisht).
- ^ "Besnik Kelmendi, the successful Albanian politician in Germany in CDU" (në gjermanisht).
- ^ a b "Gjermani / Besnik Kelmendi: Do përfaqësoj zërin e Shqiptarëve në Komunën Essen" (në gjermanisht). 21 sht 2020.
- ^ "Mysafiri i Mëngjesit - Besnik Kelmendi & Nue Oroshi 30.03.2021" – nëpërmjet www.youtube.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Diaspora/ Emigrant në 1992, sot në radhët e partisë CDU në Gjermani. Historia e Besnik Kelmendit". top-channel.tv.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zgjedhjet në Gjermani/ Besnik Kelmendi: Dua të jem shembull për emigrantët". 11 gush 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqiptarët në Gjermani me mundësi të mëdha integrimi". Telegrafi. 28 gush 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)