Beteja e Carralevës
| Beteja e Carralevës | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Kryengritja Shqiptare e 1910 | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
|
| ||||||
| Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
|
|
| ||||||
| Njësitë e përfshira | |||||||
| 8.000 | 20.000 | ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
| Të rënda | Të rënda | ||||||
Beteja e Carralevës (1910) ishte betejë ndërmjet kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini dhe forcave të ushtrive osmane të komanduara nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Carralevës u zhvillua në rajonin Shtimje-Jezercë-Carralevë (Kosovë). Morën pjesë 20.000 ushtarë turq, kundër 8.000 shqiptarëve. Më 8 maj njësitë turke u hodhën në mësymje masive, por ndeshën në qëndresën e vendosur të shqiptarëve. Sulmet e përsëritura më 9-10 maj mundën të çajnë sektorin e mbrojtjes së kryengritësve në Jezercë.
Më 11 maj forcat osmane, si dhe dy grupe të tjera të ndihmuara nga disa batalione të reja, të ardhura nga Prizreni e Mitrovica, rrethuan grupin e Isa Boletinit. Në orët e pasdites kryengritësit çanë rrethimin dhe u tërhoqën drejt Drenicës. Nga të dy palët pati shumë të vrarë e të plagosur.