Biftek i skarës
Appearance
Mishi i viçit ose i lopës, tul i butë (zakonisht nga fileta ose pjesa e sipërme e kurrizit) pastrohet nga cipa e dammarët dhe pritet në copa racioni në drejtim të kundërt të fijeve. I hidhet kripë, piper, lyhet me vaj dhe piqet sipër sobës ose mbi prush. Bifteku i gatshëm vendoset në pjatë, anës i vihet garniturë : patate të skuqura ose perime të tjera të ziera e të kaluara në tigan me yndyrë dhe të spërkatura me piper e majdanoz.
Bifteku i skarës mund të shoqërohet dhe me limon.
Për 4-5 persona duhen :
- mish tul 500 g,
- vaj 1-2 lugë gjelle,
- kripë,
- piper,
- rigon,
- garniturë sipas dëshirës.