Biftek me mish të grirë e qepë
Appearance
Mishi i pastruar nga zhapat e damarët pritet në copa të vogla dhe kalohet në makinë së bashku me disa copa dhjamë derri ose lope. I hidhet kripë, piper, pak ujë dhe përzihen mirë. Nga kjo masë përgatiten copa të rrumbullakëta të sheshta me trashësi afërsisht 2 cm, të cilat skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët. Pastaj shtohen qepët e grira hollë në formë rrethi, që herë pas here përzihen. Biftekët lihen të skuqen derisa të jenë bërë gati, pastaj ashtu të nxehtë vihen nëpër pjata së bashku me qepët. Si garniturë mund të jepen patate të ziera dhe perime të tjera. Qepa mund të skuqet edhe veçan, por kur skuqet bashkë me biftekët bëhet më e shijshme.
Për 4-5 persona duhen :
- mish 1 filxhan çaji,
- dhjamë 50 g,
- ujë 1 filxhan kafeje,
- qepë 4-5 kokrra,
- yndyrë 3-4 lugë gjelle,
- kripë,
- piper i zi.