Bilbilenjtë
Appearance
Birbilenjtë kanë qenë një çetë kaçakësh shqiptarë e viteve 1850-60, që kur u kapën nga autoritetet turke ishin 13 vetë, edhe pse grupi kur ishte aktiv shkonte deri në 50 vetë. Emërtimin u ngeli në kujtesën popullore nga emrat e komandantëve, Bilbil Shako e Bilbil Resuli. Ishin kryesisht të rinj të fshatrave Nivicë, Rexhin, Gusmar, Progonat, Lekdush, Smokthina e nga zona të tjera të Labërisë. Sulmonin karvanët ushtarakë turq, por edhe mallin e bejlerëve dhe agallarëve të pasur. Prania e tyre bëri që për shumë vite, autoritete turke t’i rrinin larg krahinës së Kurveleshit. U kapën me tradhti dhe u ekzekutuan me varje në Janinë.
Kujtesa popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bilbilenjtë e trembëdhjetë
- Për Bilbil e për Resulë,
- Katër pashallarë u ç'kulë,
- O ju të shkretët çaçkënë,
- Shkurti u prishi takëmë,
- U hodhi borë të rëndë...
- Bilbilenjtë trembëdhjetë,
- Vanë në litare vetë.
- -Ngreu Bilbil e hidh litarë,
- -Dale bej të dredh cigarë,
- Se s'jam çanaku me dhallë,
- Po jam Bilbili me pallë...
- Lanet paç Xhelal Voshtina
- Vare trembedhjete trima...
Kenge tjeter
- O Kurveleshi me gurë
- shtatë pashallare u ckulë
- per Bilbil e per Resul'
- Aslla... trima fërtunë