Jump to content

Tajga

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Biomi i pyjeve halore (tajga))
Përhapja e tajgës

Biomi i pyjeve me drurë halorë që shtrihet në pjesën veriore të rruzullit tokësor me klimë të ftohtë, quhet tajga.

Fillon nga Kanadaja në perëndim dhe vazhdon në Evropë dhe në një pjesë të madhe të Azisë në lindje.

Tajga është tip i pyjeve e cila shtrihet në pjesën veriore të hemisferës veriore, në kushtet e klimës së ftohtë. Në veri të tajgave shtrihen tundrat, ndërsa në jug pyjet e përziera dhe stepat.

Tajga përfshin pyjet e vendeve të ftohta dhe shtrihet në Siberi dhe Kanada, por ajo takohet edhe në zona të tjera te rruzullit tokësor ku kushtet klimatike janë te njëjta, si psh. në lartesite mbi nivelin e detit. Ndriçimi në tajgë është më i madh se në tundër.Sasia e shirave arrin deri në 150 cm çdo vit.

Klima e zonës ku takohet tajga: verë e shkurtër, dimër i gjatë dhe i ftohtë, me borë të vazhdueshme.

Për këtë biomë janë karakteristike:

  • pyjet gjithmonë të gjelberta; drurë mbizotërues janë koniferet si psh: në Euro-Azi pisha siberiane, bredhi siberian etj.
  • bimësia në shtresën e truallit është shumë e varfër; ajo përbëhet kryesisht nga myshqet dhe likenet.
  • kafshët që banojnë në këtë mjedis tokësor janë të veshura me një gëzof.

Prania e kafshëve është bërë më e rrallë. Në zonën e Amerikës mund të takohet akoma bizoni dhe rreqebulli; në zonën e Evropës përveç shqarthit takohet hermelini, kunadhet,zardafi etj.

Gjitarë të mëdhenj kemi ujkun, ariun, drerin etj. Dhe kafshë të vogla si:miu, ketri dhe shpendë të ndryshëm.