BitTorrent (softuer)
BitTorrent është një program file sharing (P2P) paisje për shpërndarje te skedarëve e shkruar nga programuesi Bram Cohen.
Me BitTorrent, skedarët ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të jene shpërndarë tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinën kërkuese. Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojnë duke ofruar në të njëjtën kohë ngarkim për pjesët që veç i ka shkarkuar. Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregtimin e skedarëve të mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e zakonshëm, kërkesat e larta çojnë deri te "fytet e pakalueshme" për shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang. seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më shumë shkarkime se HTTP.
Shpërndarja e Skedarëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BitTorrent e zvogëlon ngarkesën e serverit,sepse përdoruesit zakonisht e shkarkojnë skedarin prej përdoruesve te tjerë e jo serverit. Për të shpërndarë një skedar nëpërmjet BitTorrent-it, përdoruesi krijon një skedar ".torrent", skedar i vogël "tregues", i cili përmban :
- Emrin e skedarit, madhësinë, dhe hash-in e çdo blloku në skedarë (i cili ndihmon për vërtetësimin e identitetit te skedarit)
- Adresën e serverit “tracker” (qe do te diskutohet me poshtë)
Skedari torrent pastaj mund te shpërndahet tek përdoruesit e tjerë nëpërmjet emailit apo duke u vendosur në një uebsit. Pastaj hapet Klienti BitTorrent qe ju lejon përdoruesve te tjerë te lidhen për te filluar shkarkimin. Kur përdoruesit tjerë e përfundojnë shkarkimin, ata mund te bëhen farezuesit (seeders) e rinj – duke u bere kështu edhe një burim për skedarin në fjale. Një pasoje e kësaj mënyre është se nëse te gjitha farët hiqen nga lidhja, skedari mund qe te mos ofrohet për shkarkim, edhe pse skedari torrent mund te posedohet nga ju. Shkarkimi me BitTorrent është i thjeshtë. Çdo person qe dëshiron te shkarkoj dosjen se pari e shkarkon torrentin dhe e hape atë me ndonjë program për klient BitTorrent. Skedari torrent i tregon klientit adresën e përcjellësit (tracker) i cili mban një liste te përdoruesve qe po shkarkojnë skedarin si dhe te gjitha vendet dhe pjesët ku ekziston skedari. Për çdo burim te arritshëm, klienti konsideron cilat blloqe janë te arritshme dhe pastaj kërkon bllokun me te rralle qe nuk e ka. Kjo e shton mundësinë qe peers do te kenë blloqe për te shkëmbyer. Posa klienti te ketë shkarkuar një bllok, ai e kontrollon atë për tu siguruar se përputhet me çka skedari torrent thotë se duhet te jete. Pastaj fillon te kërkoj për dike për te ia dhëne atë bllok.
BitTorrent ju ofron shkarkesën me te shpejte personave qe ngarkojnë me se shumti, një veti e njohur si rezistence ndaj ushujzave, pasi diskurajojn ushujzat (leechers) nga marrja e skedarëve pa dhëne aspak. Edhe pse BitTorrent është protokoll i mire për përdoruesit broadband, ai është me pak i efektshëm për lidhjet dialup, ku ndërprerjet janë te shpejta.
E ardhmja e BitTorrentit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Protokolli BitTorrent nuk ofron mënyre për te indeksuar skedarët. Si rezultat, një numër i vogël i uebsiteve i ofron shumicën e torrentave duke i shendrruar ato site në caqe te lehta për akuza gjyqësore. eXeem është një kryqëzim i BitTorrent dhe KaZzA apo sistemeve te ngjashme, megjithëse ky program do te instaloj spyware në kompjuterin tuaj.
Software
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Azureus Java BitTorrent Client [1] - Azureus ofron shkarkimin e disa torrenteve ne një kohe, sistem rradhe/psh (ne torrente dhe skedare), start/stop te opsioneve te shpërndarjes dhe hyrje(pranime) te menjëhershme te një numri te madh informacioni për torrentin e zgjedhur.
- BitComet [2] - BitComet është një program për Windows me mundësi për te krijuar torrente, sistem radhe/përparësish, dhe një sasi shume te madhe informacioni për përdoruesin. Shkruar ne C++, ky klient është shume i shpejte edhe ne kompjutera te ngadalte.
- BitLord [3] - Bazuar tek BitComet, është deri me tani i vetmi klient qe ka mundësi kërkimi torrentesh te integruar.
- BitSpirit [4] Arkivuar 9 mars 2005 tek Wayback Machine - BitSpirit është një klient i lehte përdoruar por shume i fuqishëm qe nuk ofron vetem protokollin e plote te BitTorrent por dhe shume mundësi për personalizim.
- BitTornado [5] Arkivuar 7 mars 2007 tek Wayback Machine(i njohur edhe si Shadow's Experimental Client) ka nje pamje te ngjashme me klientin origjinal por me shume mundësi te shtuara. Lejon shfaqjen ne kohe reale te lidhjeve me "shoket" dhe "shperndaresit", pushimin e një shkarkimi, dhe rregullimin e rangut te portave. Mbështet "auto-resume" (vetë-rinisje)por kjo mundësi ka probleme dhe shpesh nuk punon.
- µTorrent [6] - µTorrent është një klient shumë i pasur dhe i lehtë në platformën Windows. I programuar që të përdorë pak memorje(kujtesë) dhe me shumë pak hapësirë, ai ka pothuajse të gjitha funksionet e klientëve të tjerë të përparuar.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Torrenta shqiptarë - Faqja e parë me torrenta shqiptarë
- Guide To BitTorrent Arkivuar 9 mars 2005 tek Wayback Machine
- Bittorrent Directory