Bizele me gjalpë
Appearance
Bizelet e njoma qërohen nga bishtaja dhe zihen për 10-15 minuta në ujë të vluar pa kripë, sepse kripa i forcon. Pastaj kullohen dhe ashtu të nxehta siç janë rregullohen me gjalpë të freskët, kripë, piper dhe kopër të grirë hollë.
Për 4-5 persona duhen :
- bizele 1 kg,
- gjalpë 2 lugë gjelle,
- kripë,
- piper,
- kopër.