Jump to content

Bjeshkët e Kelmendit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bjeshket e Kelmendit)

Kelmendi ka pasur bjeshkët e veta ne Bjeshkët e Nëmura, rreth Plavës e Gucisë mbi Deçan, mbi Pejë, mbi Andrijevicë e mbi Beran, Hoti, Gruda, Kastrati, Shkreli, Trijeshi e Koja, për eka dihet, nuk kanë pasur hise por në paste dalë kush për hatriee. Kjo pjesë tjetër e Malësise ka pasur bjeshkët e veta : Hoti ka dalë ne Veleeik, të ndare në hise të ndryshme ngastra), sipas bajraqeve : Brushtulla, Kopita, Gropa e Ahit, Shtjerri, Bjezhgazhi, Lugu i Shakujve, Mala e Pshises etj. Gruda pa pasur Jeshnicen mbi Vermosh, por duke u vrarë me fqinjet i është dashur te shesin Bjeshkën për te paguar gjaqet, kështu që ka mbetur pa bjeshke. Në kohën e sotme, pra, e vetmja njësi Bajraku, Gruda, nuk ka Bjeshke.

Kastrati bjeshkën e vet e ka pasur në Veleeik, te ndare sipas bajraqeve : Drugomir, Fushe e Zezë, Krenashdol e Lqeth. Edhe Shkreli ka pasur bjeshkët e veta mbi Shkrel nga Lindja, nder të tjera, me ze Korrila e Shkrelit, si dhe kah Veleeiku-Vrithin, Rranxat e Vrithit dhe Troshanet e Vrithit, por do pasur parasysh se qëkur i ra Hoti përmes kufirit, kësaj anë iu keput edhe Bjeshka ne Veleeik, kështu që Traboini e Drumja kanë për bjeshke Eemerin, Bukuviqin kah Tebanat e Vuksanas. Për t'u furnizua me ujë kanë pasur Gezojt shpelle 20 m e thelle ku përmes shkallesh te gurta i afroheshin ujit për t'u furnizuar. Edhe Korita dikur ka qenë e Hotit, por ja hoqën dorë. E Hotit ka qenë edhe Smutigorja e vellezerve Gjelae (Gjelajve) përmbi Vermosh, por mbeti pa te, sepse, edhe sot shihen vorret e Hotjaneve ne ato brigje: burra, gra, fëmijë te mbytur, e pra qysh atëherë Hoti nuk ka dalë me ne ato bjeshke. Në baze të kallëzimeve të burrave të moshuar te Shkrelit, paraqitja e bjeshkëve të kësaj pjesë të Malësisë së Madhe, ka qenë :

  • 1. Zagora : Një pjesë te Fushe-Zezes dhe pjesën e Draganit.
  • 2. Vrithi : Troshanin, një pjesë Fushe-Zezë në Glecan Graban.
  • 3. Dedajt : Brushkullin dhe një pjesë te Koriles.
  • 4. Bzhezh Eek Dedajt : Korile, Gryke Lugje, Negovan.
  • 5. Xhajet : Draganine.
  • 6. Ducajt : Kamshallin dhe Breg-Beqen e pak Gryke - Lugje.
  • 7. majat : Mshitel e pak Gryke-Lugje.

Gruda deri diku e ka zëvendësuar bjeshkën, që nuk e ka pasur, me freskinë e njomësinë e Lumit Cem që e përshkon përmes Grudën. Shumë shtepi të Grudës janë ulur ne Lug te Cemit e kanë kalur pjesën më të nxehte të verës.