Jump to content

Bledi LLangozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bledi LLangozi lindi në Korçë me 14 shkurt 1979 në një familje intelektuale. Që në vogëli pasioni i tij ka qënë piktura dhe poezia. Ishte ne vazhdim te studimeve për pikturë në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko” kur në vitin 1993 së toku me familjen emigruan në Selanik të Greqisë. Këtu krahas studimeve në shkollën e mesme, vazhdoi studimet në një shkollë private për pikturë. Me 26 korrik te vitit 1997, në bregdetin e Halkidhikisë, ku me një grup piktorësh kishte shkuar për pushime një javore, u nda krejt papritur nga jeta. Pas vdekjes së tij janë hapur tre ekspozita me punime në pikturë ku spikat talenti i tij dhe janë botuar vëllimet me poezi : “Si gjithmonë në shtegëtim”, “mall për nënën”, “ Ja ku po të shkruaj”, “Atë natë”.