Jump to content

Blerim Çela

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blerim Çela u lind në Korçë më 28 prill 1944. Studimet e larta i mbaroi në vitin 1969 në Fakultetin e Ekonomisë në degën Financë-Kontabilitet të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1996 fitoi gradën shkencore “Doktor në ekonomi” në të njëjtin universitet.

Ka punuar nga viti 1970 deri në vitin 1987 në Ndërmarrjen e Bonifikimit Thumanë, në Fabrikën e Çimentos Fushë-Krujë, në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentralit Koman, në detyrën e kryetarit të degës Financë-Kontabilitet. Nga viti 1987-1989, inspector në Ministrinë e Ndërtimit dhe nga viti 1989-1992 drejtor i Drejtorisë së Financë Kontroll Revizionit të kësaj ministrie.

Në dhjetor 1990 u përfshi në lëvizjen demokratike dhe në shkurt 1991 u zgjodh anëtar i Kryesisë së PDSH e deri në dhjetor 2009 ka qenë i zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Demokratike. Në 1991 u kandidua deputet në Shkodër, në 1992 dhe 1996 në Tepelenë, në 1997 në Pogradec, në 2001 në Sarandë dhe në 2005 në Lushnjë. Ka fituar 4 herë me votë të drejtpërdrejtë në Shkodër, 2 herë në Tepelenë dhe një herë në Lushnjë.

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.