Blerim Rexha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Blerim Rexha është udhëheqës i departamentit te inxhinierisë kompjuterike dhe profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Institutin e Teknologjisë Kompjuterike në Universitetin Teknik të Vjenës në vitin 2004. Ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Elektroteknikes me notë mesatare 9.6 nga 10 në vitin 1994. Ai është shpallur edhe student i dalluar i Universitetin të Prishtinës.

Blerimi ka punuar për shumë vite në Siemens AG, divizionin “Program and System Engineering”, gjatë qëndrimit të tij 11 vjeçar, në Vjenë të Austrisë. Ai është shpërblyer disa herë për zhvillim dhe udhëheqje të shkëlqyeshme të projekteve softuerike. Blerimi është autor i shumë publikimeve shkencore ndërkombëtare dhe ai po ashtu është autori patentit të publikuar në Entin e Patenteve në Gjermani dhe në SHBA për “Method for transmitting protected information to a plurality of recipients”.[1]

Nga janari 2007 Blerimi ka dhënë kontributin e tij profesional në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, si shef i Departamentit të Telekomunikacionit dhe Transportit. Në nëntor të 2007-ës, Blerimiështë emëruar zëvendës Ministër i Energjisë dhe Minierave, ndërsa në shkurt tëvitit 2013 Kuvendi i Republikës se Kosovës emëroi Kryetar të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Pas mospajtimeve publike lidhur me pronën dhe qasjen ndaj pronës shoqërore si dhe kërkesave të tijë për ndryshime në AKP ai dha dorëheqje nga kjo pozite dhe kështu u bë ndër zyrtarët e lartë shtetërore të paktëqë dhanëdorëheqje nga një pozitë e lartështetërore.

Besim Dina, udhëheqës i emisionit “Oxygen” e cilësoi Blerimin si “Njeriun me të guximshëm në Kosovë”, ndërsa TV Klani ne profilin e përgatitur më 2010 tha se ai “është truri i Kosovës”.[2]

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha u lind më 1 maj 1970 në Barilevë të Prishtinës. Ai jeton në lagjen Arbëria në Prishtinë. Është i martuar dhe është babai i tre fëmijëve. Gruaja e tij është Inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës. Blerimi ushtron aktivisht karate që nga viti 1983 dhe ka qenë disa herë kampion i Kosovës, është bartës i shirit të zi, shkalla e 5-të (5 Dan). Ai është bashkëthemelues i klubit të karatesë "Iliria" në Prishtinë dhe anëtar i Federatës së Karatesë së Kosovës. Atij i pëlqejnë librat aktual nga autorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.Rexha flet rrjedhshëm anglishten dhe gjermanishten. [3]

Karriera[redakto | përpunoni burim]

Hulumtimi i patentuar në Amerikë [4]

Blerim Rexha shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinë u shpërblye me çmimin "Student i dalluar", në vitin 1994 diplomoi në Fakultetin Elektroteknik të UP-së me notë mesatare 9.56.
Nga viti 1995 Rexha ka jetuar dhe punuar në Vjenë për 11 vjet, atje ka ndjekur studimet postdiplomike, në prill të vitit 2004 doktoroi në fushën e kompjuterikes në Institutin e Teknologjisë së Kompjuterëve të Universitetit Teknik të Vjenës.
Me zhvillimin e softuerit dhe shërbime të Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikimeve filloi të merret që nga viti 1994, nga viti 2000 Rexha u punësua në SiemensVjenë, në divizionin Program & System Engineering, aty iu besuan detyrat si arkitekt i zgjidhjeve softuerike dhe menaxher i projekteve në shtete të ndryshme të Evropës dhe në Amerikë, gjatë punës së tij në Siemens, u shpërblye disa herë për punë të shkëlqyeshme.
Në vitin 2006 Rexha angazhohet si profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së, ai ligjëron lëndët: Siguria e të dhënave, Rrjetat kompjuterike dhe Inxhinieria softuerike. Rexha ka patentë të publikuar në Gjermani dhe Amerikë si dhe shumë punime dhe shkrime në revistat prestigjioze ndërkombëtare.
Nga janari 2007 Rexha ka dhënë kontributin e tij profesional në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, si shef i Departamentit të Telekomunikacionit dhe Transportit, në nëntor 2007-së, Rexha është emëruar zëvendës Ministër i Energjisë dhe Minierave, dhe pastaj në shkurt të 2013 Kuvendi i Kosovës emëroi Blerim Rexhen si Kryetar të Bordit të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit. Pas mospajtimeve publike lidhur me pronën dhe qasjen ndaj pronës shoqërore si dhe kërkesave të tijë për ndryshime në AKP ai tha:

“Dua të informoj publikun se është e vërtet që unë kam divergjenca dhe mos-pajtime me disa anëtarë të bordit sa i përket trajtimit të pronës dhe aseteve të vendit tonë. Këto divergjenca janë edhe si pasoj e shkollimit dhe qëndrimit tim mbi dhjetë vjeçar në Vjenë të Austrisë, kulturës time dhe vlerave të mia intelektuale dhe profesionale. Në shtetet me demokraci të zhvilluar divergjenca konsiderohet pasuri. Unë në asnjë formë nuk jam kundër interesave Amerikane dhe Europiane në Kosovë, përkundrazi përkulem me respekt para kontributit të SHBA-ve dhe BE-së për vendin tonë. Por, bindjen time për pronën dhe asetet e vendit tim nuk do të mundet të ma ndryshoj asnjë interes grupor, klanor apo partiak”[5]

Ai dha dorëheqje nga kjo pozitë dhe kështu u bë ndër zyrtarët e lartë shtetërore të paktë që dhanë dorëheqje nga një pozitë e lartë shtetërore. Në letrën e dorëheqjes ai u ka kërkuar falje deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, që në këtë kohë të shkurtër nuk ka mundur të zbatojë rekomandimet e tyre për rritje të transparencës dhe ndryshimit të modelit të privatizimit, të dala nga Rezoluta e Kuvendit e tetorit e vitit 2012. Ai ka ripërsëritur se AKP-ja duhet të ndërrojë qasjen ndaj pronës dhe aseteve që privatizon dhe menaxhon.

Projekte të zgjedhura[redakto | përpunoni burim]

Rexha merrë pjesë aktivisht në disa projekte hulumtuese në kuadër të departamentit si “Tourist Tour Planning and Social Network Ananlyses” etj.

Votimi Elektronik[6][redakto | përpunoni burim]

Votimi Elektronik është padyshim një ndër projektet më komplekse dhe më të fuqishme që janë realizuar ndonjëherë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines, Prof. Rexha ishte udhëheqës i këtij projekti me te cilin mburremi te gjithe. Në këtë projekt është implementuar votimi elektronik, rasti i Kosovës, duke simuluar se si do te dukeshin zgjedhjet kombëtare te Kosovës te vitit 2010 nëse zgjedhjet do te bëheshin krejt ne formë elektronike. Në këtë projekt është aplikuar autentikimi biometrik me shënime nga smart kartela dhe fletëvotimi është nënshkruar ne forme digjitale. Votimet e shumëfishta janë te pamundura dhe rezultatet shpallen 30 minuta pas përfundimit te vendvotimeve Online general e-Voting architecture, e paraqitur ne kuader të projektit " e-Voting system – Kosovo case".[7]

Grupi Punues.JPG Prezentimi.JPG Prezentimi (2).JPG
Grupi Punues Prezantimi Prezantimi

Munich Airport[redakto | përpunoni burim]

Dizajnimi dhe integrimi i SLE55R16 smart kartelave (smart cards) pa kontakt në Aeroportin Mynhenit (München). SLE55R16 është një smart kartelë pa kontakt ku mund të vendosen shumë aplikacione. Në këtë smart kartelë jan vendosur aplikacioni për qasje fizike (hyrje/dalje), aplikacioni për pagesa elektronike dhe aplikacioni për shfrytëzimin e parkingut. Një strukturë e veçante e hierarkisë së çelësave (sigurisë së aplikacioneve) është implementuar më qëllim që të mundësohet ri-personalizimi në çdo kohë. Softuerikisht, komponentët e personalizimit të smart kartelave pa kontakt janë realizuar si COM objekte dhe janë integruar në infrastrukturën ekzistuese në aeroport. Projekti është realizuar së bashku me Siemens SBT, në Gjermani.

MAPP[redakto | përpunoni burim]

Management Administration & Personalization Platform është një aplikacion që ekzekutohet në Win2K dhe WinXP dhe që krijon shënimet për personalizimin e smart kartelave me kontakt dhe pa kontakt. Në MAPP bëhet edhe ruajtja dhe menaxhimi i çelësave që përdoren gjatë procesit të personalizimit në një SQL server. Përveç personalizimit të smart kartelave (kartelave telefonike qe kanë vlerë 5€, 10€ etj.) në MAPP bëhet edhe personalizimi SAM (Security Access Modules) që vendosen në kabina të telefonave publikë. Për çdo konsumator ekziston version i veçantë i MAPP aplikacionit. Në kuadër të çdo MAPP licence, është bërë instalimi i MAPP aplikacionit si dhe shkollimi i personelit për punë me MAPP sistemin. MAPP aplikacioni është instaluar në këto shtete:

Gjermani – Telekomi i Gjermanisë,
• Turqi – Telekomi i Turqisë,
• Israel – kompania SuperCom,
• Kroaci – kompania Marimpex,
• Austri – kompania Infineon AG.

Softuerikisht MAPP-i është një bashkësi e madhe e DLL-ave (mbi 150 DLL dhe COM objekte) me mundësi të konfigurueshme sipas dëshirave dhe nevojave të konsumatorit.

IFX-API[redakto | përpunoni burim]

Infineon AG, një prej prodhuesve më të mëdhenj botëror të mikroprocesoreve (të smart kartelave me dhe pa kontakt) ka kërkuar që për të gjithë lexuesit të implemtohet një interfejs (API), i cili do ta ndante aplikacionin prej lexuesve te smart kartelave pa kontakt. Softverikisht, kjo është arritur duke e implementuar një DLL i cili komunikon me DLL-in jo standard të prodhuesve të lexuesve të smart kartelave pa kontakt.

Central City Doctors Hospital – Los Angeles[redakto | përpunoni burim]

Për divizionin e Siemens MED, kam dizajnuar, konfiguruar dhe integruar smart kartelat CardOS edhe PKI në Windows 2003 ne Los Angelos ne USA. Me ane të smart kartelave është bere mbrojtja e shënimeve të pacienteve dhe komunikimi ne Internet.

e-Universiteti[redakto | përpunoni burim]

Program softuerik për menaxhimin e proceseve mësimore dhe administrative ne Universitetin e Prishtinës. Softueri është zhvilluar në C# .NET dhe SQL Server 2005 ku si klient mund të jenë Windows XP dhe Windows Vista. Ky softuer është instaluar ne Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe ka sigurinë me sikurse aplikacionet e e-Banking. Ueb aplikacioni mund te shikohet online ne https://91.187.97.114/Administrimi/ . Sistemi përkrahe regjistrimin e te gjithë studente te UP-se (35.000) dhe me 2000 mësimdhënësve.

Publikime të zgjedhura[8][redakto | përpunoni burim]

Algoritmi për pagesat në Internet

Improving authentication and transparency of e-Voting system – Kosovo case[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Vehbi Neziri & Ramadan Dervishi - International Journal on Computers and Communications, Issue 1, Volume 6, 2012.[9]

Extending Kosovo Civil Registry String Searching Algorithm[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Valon Raca & Agni Dika – International Journal on Computers and Communications, Issue 1, Volume 6, 2012.[10]

Assessment of success factors of e-Government project implementation: Challenges for the Kosovo e-Government perspective[redakto | përpunoni burim]

Artan Rexhepi, Blerim Rexha & Agni Dika - to be published on The 6th International Conference on Theory and Practice of Electronic Governance (ICEGOV2012), New York, USA, 22-25 October 2012.[11]

Increasing the trustworthiness of e-Voting systems using smart cards and digital certificates – Kosovo case 2011[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Ramadan Dervishi & Vehbi Neziri - The 10th International Conference on e-Activities (E-ACTIVITIES '11), Bina Nusantara University, Jakarta, Island of Java, Indonesia, December 1-3, 2011.[12]

Enhancement of String Matching Queries on Albanian Names for Kosovo Civil Registry[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Valon Raca & Agni Dika – International Conference on Recent Advances in Computers, Communications, Applied Social Science and Mathematics, Barcelona, Spain, September 15-17, 2011.[13]

Developing energy forecast web tool for Kosovo market[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Arben Ahmeti, Lule Ahmedi & Vjollca Komoni – WASEAS Journal Transaction on Information Science and Application, Issue 2, Volume 8, pp. 55–64, ISSN: 1790-0832, February 2011.[14]

Using Smart Cards and X.509 Digital Certificates for Student Management Information System in University of Prishtina[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Haxhi Lajqi & Myzafere Limani – Proceedings of the 4th European Computing Conference, Bucharest, Rumania, 20-22 April 2010.[15]

Building governmental Certification Authority using OpenSSL[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha, Ehat Qerimi, Valon Raca & Haxhi Lajqi – FLOSSK09, International Conference for Open and Free Software, Prishtina, Kosovo, August 2009.

Increasing User Privacy in Online Transactions with X.509 v3 Certificate Private Extensions and Smartcards[redakto | përpunoni burim]

Blerim Rexha - 7th International IEEE Conference on E-Commerce Technology 2005, Munich, Germany, July 2005.[16]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Universiteti i Prishinës
  2. ^ Blerim Rexha - Profil
  3. ^ Prof.Dr.Blerim Rexha, Profil mbi jetën e Prof.Dr.Blerim Rexhës.
  4. ^ Patenta për shkëmbimin e sigurtë të informatave, Patentimi i Algoritmit në USA.
  5. ^ Telegrafi - Rexha: Bindjen time për pronën nuk ma ndryshon askush
  6. ^ Votimi Elektronik Rasti i Kosovës,Prezantimi i Votimit Elektronik në rastin e Kosovës në Fakulltetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
  7. ^ Votimi Elektronik, Votimi Elektronik.
  8. ^ Publikimet nderkombëtare, Publikimet e Prof.Dr.BlerimRexha
  9. ^ E-Voting, e-Voting në rastin e Kosovës.
  10. ^ Regjistri Civil i Kosovës, Regjistri Ciliv i Kosovë.
  11. ^ E-Government, Qeverisja Elektronike.
  12. ^ E-Activities, The 10th International Conference on e-Activities.
  13. ^ Regjistri Civil, Përmisimi i algoritmit kërkues në regjistrin civil.
  14. ^ Zhvillimi energjetik, Zhvillimi energjetik në tregun Kosovarë.
  15. ^ Smart Kartelat dhe Certifikatat Digjitale, Përdorimi i Smart Kartelave dhe X.509Certifikatave digjitale.
  16. ^ Rritja e privatsisë me X.509, Siguria në transaksionet online me X.509 Certifikatat.