Bogdan Bogdanović

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bogdan Bogdanović (20 gusht 1922 – 18 qershor 2010) ishte një arkitekt, urbanist dhe eseist serb dhe jugosllav. Ai ishte edhe mësimdhënës i arkitekturës në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Beogradit, ku shërbeu edhe si dekan.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bogdan Bogdanović shkroi artikuj të shumtë për urbanizmin, veçanërisht për aspektet e tij mitike dhe simbolike, disa prej të cilave u shfaqën në revista ndërkombëtare si El País, Die Zeit, dhe të tjera. Ai u përfshi edhe në politikë, si partizan jugosllav në Luftën e Dytë Botërore, më vonë si kryetar i Beogradit.

Kur Sllobodan Milošević u ngrit në pushtet dhe nacionalizmi fitoi terren në Jugosllavi, Bogdanović u bë disident. Ai u largua nga politika për shkak të këtij konflikti me Sllobodan Millosheviçin, të cilin e përshkruan në librin Kutia e Gjelbër (Zelena kutija). Për shkak të të njëjtit konflikt, ai detyrua të largohet në mërgim në Vjenë, ku jetoi me gruan e tij deri sa vdiq në vitin 2010.

Bogdanoviç është një ndërtues domethënës i arkitekturës përkujtimore dhe memorialeve të ngritura në gjysmën e dytë të shekullit XX, për viktimat e fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, në mbarë Jugosllavinë. Mes tjerash ai është dizajner edhe i Monumentit të minatorëve në Mitrovicë.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gordana Korolija Fontana-Giusti (2014). "Bogdan Bogdanović: dissident in life, architecture and writing". përmbledhur nga Weizman I. (red.). Architecture and the Paradox of Dissidence (në anglisht). London and New York: Routledge. fq. 33–45. ISBN 978-0-415-71409-9.