Bombardimi i Ulqinit (1943)
Më 7 nëntor 1943, Ulqini, atëherë pjesë e Shqipërisë, u bombardua nga aeroplanë bombardues amerikanë rreth orës 10 paradite. Në qytet janë ndodhur fuqi të pakta gjermane dhe stacioni i xhandarmërisë.
Aeroplanët bombardues i takonin Forcës bomarduese taktike afrikanoveriperëndimore (anglisht: Northwest African Tactical Bomber Force) që ishin pjesë e Forcës së dymbëdhjetë ajrore (Twelfth Air Force) të ushtrisë amerikane.[1]
Nga bombardimi më së shumti janë dëmtuar lagjet: Mahalla e Re, Meraja dhe Rana.[2] Shumë shtëpi janë rrënuar dhe dëmtuar. Pas bombardimit të Ulqinit një numër i banorëve ka lëshuar qytetin, duke kaluar tek kushërinjtë dhe miqtë në fshatrat fqinje, ndërsa kishte dhe nga ato që kanë shkuar në Shkodër. Sipas të dhënave të vitit 1969, 30 vetë kanë humbur jetën në këtë bombardim.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kit C. Carter, Robert Mueller: "U.S. Army Air Forces in World War II Combat Chronology 1941 - 1945", Center for Air Force History, Washington, DC 1991" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2016. Marrë më 9 dhjetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ BOMBARDIMET “ALEATE” TË ULQINIT 1943
- ^ Prof. dr Branislav Kovacević: SAVEZNIČKO BOMBARDOVANjE CRNE GORE 1943. I 1944. GODINE.