Jump to content

Bonifikimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bonifikimi nënkupton tharjen e kënetave, e moçaleve si dhe tërësinë e masave që rregullojnë rrjedhjen e largimin e ujërave të tepërta nga toka. Ai i mbron tokat nga përmbytjet, siguron kushte sa më të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, mundëson shëndetësimin e mjedisit, si edhe ndërtimin e qendrave të banuara ose veprave industriale.

Bonfikimi lidhet ngushtë me përmirësimin ujor, i cili përmbledh rregullimin e sistemimin e lumenjve dhe të rrjedhjeve të tjera ujore, si dhe me ujitjen ose me përmirësimin e përbërjes kimike të tokave. Bonifikimi i fushave mund të bëhet me rrjedhje të lirë ose me ngritje mekanike, kur ujërat hiqen me stacione pompash, që quhen hidrovorë. Efekti i bonifikimit plotësohet me sistemimin e relievit të ngastrave e me drenim, kur ky është i nevojshëm.