Jump to content

Bota shtazore në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bota shtazore e Kosovës)

Në Kosovë është më e pasur në zonën kodrinor - malore, ndërsa në zonën fushore është varfëruar mjaft. Në zonën fushore e kodrinore haset iriqi lindor, miu fushor nëntokësor, miu shtëpiak. Në këtë zonë ku shtrihen pyjet (si Blinaja, Kleçka etj.) jeton kaprolli, derri i egër, dreri dhe lepuri. Prej shpezëve në zonën fushore-kodrinore hasen korbi i murmë, laraska, shtura, harabeli fushor, qukapiku, pëllumbi, turtulli, thëllënza e fushës, shkurtëza, fazani, etj. Në zonën malore ku shtrihen edhe pyjet jeton ariu i murrmë, luqerbulli, dhia e egër, derri i egër, ujku, sqarthi i artë, sqarthi i bardhë, dhelora, kaprolli, pulëegra e madhe dhe e vogël, pula e pyjeve, thëllënza, ketri rtj. Ariu më tepër haset në zonën malore të Alpeve Shqiptare, në Sharr, Moknë etj.

Për gjueti me rëndësi janë ariu, luqerbulli, dhia e egër, dreri i egër, kaprolli, dreri, pulegra e madhe, pula e pyjeve dhe thëllënza e maleve.

Në Kosovë bota shtazore është më e pasur në zonën kdrinor - malore, ndërsa në zonën fushore është varfëruar mjaft.