Bota bimore në Kosovë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Bota bimore në Kosovë dhe llojllojshmëria e saj ka qenë e kushtëzuar nga relievi i ndryshueshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima me dallime dhe burimet ujore. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruar pasurinë bimore (livadhore e drurore). Bashkësia e bimëve livadhore është mjaft e pasur, sidomos në pjesën perëndimore, ku ka më shumë livadhe e kullosa për shkak të reshjeve më të larta dhe mundësisë së ujitjes së sipërfaqeve nën livadhe. Drunjtë endemik të vjetërsisë terciare janë disa : rrubulli, arneni, pisha e bardhë, pisha e zezë dhe selvia.
Në pjesët e rrafshët dhe shpatie, në sipërfaqet e pakultivuara, rritet shpargu (lloj bungu), ahu, qarri, lisi, dardhae egër, murrizi, thana, trëndafili i egër etj. Në viset bregore më e përhapur është bashkësia e ahut. Në Kopaonik, në disa bashkësi të vogla pyjore, haset dëllinja dhe ulza.
Në zonën kalimtare prej fushës në viset bregore haste bashkësia e bagremit, pastaj mani i bardhë, mani i zi, lisi i zi, rrapi, plepi kanadez, dafina, frashëri etj.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kosova
- Klima e Kosovës
- Gjeografia e Kosovës
- Bota shtazore në Kosovë
- Lista e lumenjve në Kosovë
- Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |