Bujar Kardashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bujar Kardashi ishte drejtues i repartit të prodhimit të instrumenteve muzikoreTiranë rreth 15 vjet. Bujar Kardashi ishte drejtues i repart të parë të prodhimit të violinave në Tiranë.

Certifikate

Bujar Kardashi ka realizuar instrumente kordofone të lloje tipave të ndryshme, ai mori pjesë në krijimin e të parës orkestër kromatike të instrumenteve muzikore popullore shqiptare. Bujar Kardashi ka realizuar lahuta, lahuri, çifteli, bakllama, sharki, kitara, mandolina, etj. Instrumente membranofonë popullor e klasik të të gjitha tipave. Instrumente ajrofone popullore të të gjitha trevave shqiptare. Instrumente kromatik didaktik për moshat parashkollore.

Një nga lutaiot e spikatur shqiptar është z. Bujar Kardashi Ai është prodhues artizanal i instrumenteve të harkut, kryesisht i violinave, që në latinisht quhet Lutaio. Në boten perëndimore kryeqendra e këtij profesioni është krahina e Kremonës në Itali.

Në Shqipëri mendohet se për herë të parë lutajot janë çfaqur shekuj më parë, kryesisht në Shkodër, njëkohësisht ka pasur dhe shqiptarë që kanë ushtruar këtë profesion jashtë kufinjve kombëtar.

  • Z. Bujar Kardashi në vitin 1973 emërohet në ndërmarrjen kombëtare të “Riprodhimit të Veprave të Artit” në Tiranë, ku specializohet për forma artistike precize me materiale të buta.
  • Po në vitin 1973 specializohet për montimin e makinerive industriale. (tre muaj)
  • Në vitin 1974 u specializua si restaurues i instrumenteve muzikorë membranofonë, kordofonë e ajrofonë, si dhe për organo të sallave nga kryetari i këshillit teknik të fabrikës më të madhe për prodhimin e instrumenteve në Kinë Z, Sun Tien Shjen.
  • 1974-1977 punon për restaurimin e instrumenteve membranofonë, kordofonë e ajrofonë të institucjoneve arsimore e kulturore të të gjithë vendit.
  • 1977-1978 punon restaurues i pianove të institucioneve kulturore e arsimore të vendit.
  • Gjatë viteve 1974-1996 Bujar Kardashi ka konstruktuar qindra instrumenta kordofonë të tipeve të ndryshme, si kitara, mandolina, lahuta, lahuri, çifteli, bakllama, sharki, etj. Instrumente membranofonë popullor e klasik të shume tipeve. Instrumente ajrofonë popullore të të gjitha trevave Shqiptare. Instrumente kromatik didaktik për moshat parashkollore.
  • 1981 diplomuar me shkëlqyer ne pikture.
  • 1980-1983 krijojë dhe drejtojë repartin e parë të prodhimit të violinave në Tiranë.
  • 1980-1984 punon si lutaio realizon Violinat 1/4, gjendën në Tiranë. Realizon Violina 4/4 “ALBANI”, gjendet në Itali.
  • 1980-1986 Bujar Kardashi realizon të vetmen kolanë të instrumenteve të harkut në vendin tonë të përbërë nga, Violinë ¼, Violinë 2/4, Violinë 3/4, Violinë 4/4, Violë dhe Violonçel 2/4, të cilat gjendet në Muzeun e Kulturës Materiale Popullore Kombëtare në Shkodër. (kjo kolanë është vlerësuar me disa çmime e diploma, si dhe me shumën 64000 lek të kohës).
  • 1980-1990 Bujar Kardashi ka realizuar mbi 105 violina, dhe një studim me vlera etnografike mbi prodhimin e instrumenteve të harkut në Shqipëri botuar 1984 nga KQR.
  • 1980-1982 ai mori pjesë në krijimin e të parës orkestër kromatike të instrumenteve muzikorë me prejadhje nga instrumentet popullore Shqiptare.
  • 1990-1996 Bujar Kardashi kishte të vetmen njësi private të prodhimit të instrumenteve muzikorë në Tiranë.
  • 1991-1996 Bujar Kardashi si njohës i mirë i drurëve që përdoren për prodhimin e veglave muzikore, meret me shfrytezimin e pyjeve në Tiranë, Burrel, Bize.

Bujar Kardashi në 1991 zotëronte të vetmen njësi shërbimi të prodhimit të instrumenteve muzikor në Shqipëri.

Certifikate