Shko te përmbajtja

Çiftelia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Malesise e Madhe, e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës,[1] Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.[2]

Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa. Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.[3]

Çiftelia ndryshon në përmasa, më së shpeshti e akorduar në B3 dhe E3. Tingulli në çifteli përfitohet me ndridhjen e telit të epërm, ndërsa lartësia e tingujve përcaktohet tek teli i poshtëm.[4] Zakonisht punohet prej drurit të arrës dhe prej drurit të qershisë. Çiftelia është e ndërtuar prej këtyre pjesëve: koka (ndryshe quhet edhe kupolla e çiftelis) e cila në mbrendi është e shprazët, qafa ku janë të ndara notat ose ndryshe quhen perde (popullore fusha), dhe në skaj të qafës ndodhe shtrënguesit e telave të cilët janë dy.

Çiftelia lindi në kohët e lashta në Shqipërinë e Veriut, në rajonin e Malësisë dhe Madhe dhe prej andej u zgjerua edhe në rajonet përreth deri në Kosovë, duke u bërë instrumenti tipik i gegëve.

  1. Dizdari, Tahir (2005). "Çiftelí / -a" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 171. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s. Europea: Ethnomusicologies and Modernities. Vëll. 2. Scarecrow Press. fq. 265. ISBN 9780810848900. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Sherer, Stan; Senechal, Marjorie (1997). Long Life to Your Children!: A Portrait of High Albania. University of Massachusetts Press. fq. 19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Broughton, Simon; Ellingham, Mark; Trillo, Richard (1999). World Music: Africa, Europe and the Middle East. Rough Guides. fq. 2. ISBN 9781858286358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)