Bujar Leskaj
Bujar Farudin Leskaj ka lindur në 3 korrik 1966, në Vlorë. Doktor i Shkencave ekonomike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera - 1990; Inxhinier nafte
UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë - 1998; Ekonomist
UT, Fakulteti i Drejtësisë - 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) - shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat - 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani - specializim për Financat publike - 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë ( qershor 2006 )
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).
Veprimtaria profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës “Paraja dhe Banka”,
2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
tetor 2009 - 2011 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve “Paraja dhe Banka”, “Financë”.
dhjetor 2011 - korrik 2020, Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit.
Veprimtaria politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
2005 - 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërise Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë, Nr. i votave: 6272, Përqindja: 48%
shtator 2005 - mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Librat e botuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009
- "Brenda dhe Jashtë…PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009
- "Senjorazhi” – Punim Doktorature, Tiranë 2009
- “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
- “Leksione në Financë” (Pjesa e I), Tiranë 2011
- “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar), Tiranë 2011