Burgu i Lipjanit
Burgu i Lipjanit ose Qendra Korrektuese Lipjan është një institucion që gjendet në pjesën veriore të qytetit të Lipjanit, afër Lumit Sitnica, rruga Lipjan – Magure dhe është ndërtuar në vitin 1978. [1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej objekteve të kësaj qendre korrektuese janë katër (4) pavijone të banuara me të burgosur me një lartësi distance në mes veti prej afro tridhjetë (30) metrash. Qendra Korrektuese në Lipjan është specifike për sa i përket kategorisë së të burgosurve për arsyeje se është e vetmja qendër në Republikën e Kosovës që akomodon të mitur dhe femra të burgosura, si dhe pranon të burgosur të kategorive të ndryshme, siç janë: Femra të dënuara; Femra të paraburgosura; Femra të mitura të dënuara; Femra të mitura me masë edukative korrektuese; Femra të mitura të paraburgosura; Të mitur të dënuar; Të mitur me masa edukuese korrektuese; Të mitur në paraburgim; Meshkuj të rritur të dënuar me dënime të shkurta për Kundërvajtje. Të gjitha këto kategori të të burgosurve janë të ndara ndërmjet veti dhe nuk kanë qasje njeri me tjetrin në pavijone.
Në Qendrën Korrektuese, ekziston dhe funksionon arsimi shkollor për të mitur në kuadër të shkollave të qytetit të Lipjanit. Arsimi shkollor ka gjithsejtë 12 profesorë të lëmive të ndryshme mësimore. Pas përfundimit të shkollimit, dëftesat lëshohen nga të dy institucionet shkollore të Komunës së Lipjanit, konkretisht shkolla fillore dhe ajo e mesme. Po ashtu, në Qendrën Korrektuese zhvillohen trajnimet profesionale për të mitur, trajnimet bëhen në shumë drejtime, siç janë; informatikë, elektroinstalues, hidroinstalues dhe ndërtimtari. Të miturit, të cilët tregohen të suksesshëm gjatë trajnimit, certifikohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, organizohen kurse në lëmi të ndryshme, si rrobaqepësi, floktari, në kë kurse kryesisht marrin pjese femra. Punët e jashtme bëhen nga vete te dënuarit siç janë pastrimi i rrugëve, hedhja e mbeturinave, kositja e barit, mirëmbajtja e parqeve etj.
Në Qendrën e Korrektuese Lipjan, pranohen të burgosurit nga i gjithë territori i Kosovës , duke përfshi të miturit e paraburgosur, me masë edukative dhe të miturit e dënuar, pastaj femrat e dënuara dhe të paraburgosura të të gjitha moshave, si dhe të dënuar madhor me dënime të shkurta deri në 30 ditë dënim ( Kundërvajtës), kjo Qendër pranon të burgosur të të gjitha nacionaliteteve. Qendra Korrektuese Lipjan aplikon këto regjime për të burgosurit : Regjimi i Pranimit, Regjimin Themelor, Regjimin Standard dhe atë të Avancuar. Të burgosurit në këtë Institucion mund të vendosen nga 6 persona me një dhomë, kjo vlen për të miturit, ku në secilën dhomë qëndron TV, tavolina me karrige, si dhe ormanët për vendosjen e gardërobës, po ashtu banjat dhe tualetet janë ndaras nga dhomat, ndërsa femrat vendosen nga 3 persona me një dhomë, ku në secilën dhomë qëndrojnë TV –ja, tavolinat me karrige, ormanët për gardërobë, si dhe në dhoma janë të vendosura tualetet, kurse banjat qëndrojnë ndaras prej dhomave etj. Secilit të burgosur i garantohen tri racione të ushqimit të llojllojshëm në ditë, kualitativ me sasi dhe kalori të mjaftueshme , në intervale të caktuara kohore, sipas orarit dhe menysë të përcaktuar nga Institucioni duke ja përshtatur edhe sezonin. Secilit të burgosur iu sigurohen mjete të mjaftueshme për higjienën personale dhe hapësirave ku ata jetojnë dhe punojnë, e po ashtu furnizimi me higjienë bëhet sipas orarit të përcaktuar nga ana e Institucionit. Shërbimi Shëndetësor punon 24 orë, ku secilit të burgosur i është siguruar përkujdesja permanente mjekësore nga stafi infermier profesional të burgut dhe nga mjekë Specialist (Psikiatër, Psikolog, Gjinekolog, Stomatolog dhe dy mjek të përgjithshëm ).[2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://shkk.rks-gov.net/institucionet-single/2441 Arkivuar 16 dhjetor 2023 tek Wayback Machine