Bursa e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bursa e Tiranës është bursa kryesore në Shqipëri që është me seli në Tiranë. Emri i kësaj burse është shkurtuar në TSE. Menaxheri kryesorë i kësaj burse për momentin është Anila Fureraj.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bursa e Tiranës është e para bursë e krijuar në Shqipëri. Bursa e Tiranës u krijua fillimisht si departament i Bankës së Shqipërisë, me qëllimin për ta shkëputur atë pas një periudhë tranzitore disavjeçare. Ajo u organizua si treg i drejtuar nga porosia, dhe aktiviteti i saj bazë konsistoi në tregtimin sekondar të bonove të thesarit dhe të 5 obligacioneve qeveritare. Sesionet e tregtimit u zhvilluan fillimisht dy herë në javë, por pas tetorit 1997, sesionet filluan të kryheshin çdo ditë pune dhe si instrumente tregtimi u pranuan dhe bonot e thesarit 3 dhe 6 mujore. Ajo vuri në funksionim dhe tregun primar të bonove të thesarit deri në 1 gusht 1998. Pas kësaj date e në vijim, ankandet kryhen pranë Departamentit të Operacioneve Monetare të Bankës së Shqipërisë.

Bursa e Tiranës u shkëput përfundimisht nga Banka e Shqipërisë në 1 korrik 2002, për të vijuar me organizimin dhe funksionimin e saj si shoqëri aksionare. Bursa e Tiranës mori liçensën përfundimtare si treg titujsh në 1 korik 2003, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kjo liçensë u rinovua përsëri në vitin 2005 për një afat 2-vjeçar. Në vitin 2007, Bursa e Tiranës u liçensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për një afat të pacaktuar.

Veprimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Në prill të vitit 2007 kompania paraqiti në faqen zyrtare listën e kompanive pjesëmarrëse në këtë bursë.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]