Busulla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kompasi ose Busulla është paisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor.

Ekzistojnë shumë llojesh kompasash (busulla) të prodhuara në vendet e ndryshme. Disa nga to janë të thjeshta të dedikuara për qëllime shkollore, kurse disa tipe janë duke u përsosur dhe zgjeruar me elemente të reja. Kur marrim parasysh lehtësitë që na krijon kompasi s’ka dyshim se është mjet i pa zëvendësueshme për orientimin e hartës dhe në teren.

Kompasi, zakonisht është një kuti (7 për 7 cm), kapaku i të cilit kur hapet, qëndron në pozitë 90 shkallë dhe nga ana e mbrendshme është pasqyrë. Në qendër të fushës është boshti mbi të cilën është mbështetur gjilpëra e lirë magnetike. Përreth saj janë shënuar me germa anët e horizontit : E (East - Lindja) W (West – Perëndimi), N (North - Veriu) dhe S (south - Jugu). Jo larg pikës N lokalizohet një pikë që tregon mesataren e këndit të deklinacionit. Përreth këtyre shënimeve ekziston shkallëzimi seksagezimal (360 shkallë) dhe ndarja në promil (në një mijë pjesë). Materiali i përdorur për punimin e kompasit duhet të ketë cilësi jomagnetike, kurse shenjat kryesore fluoreshente.

Kompasi (Busulla)

Përdorimi i kompasit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinezë dhe evropianë dikur në shekullin XII.