CERGE-EI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

CERGE-EI është një institucion akademik që ofron programet MA dhe PhDEkonomik sipas modelit amerikan, një program MA në Ekonomi të Aplikuar (Programi MAE), si dhe një program universitar, në Studime të Evropës Qendrore (UPCES). Të gjitha programet ofrohen nën një licencë të dhënë nga New York State Board of Regents. CERGE-EI gjithashtu kryen kërkime teorike dhe të aplikuara, në politikat ekonomike.

CERGE-EI është një iniciativë e përbashkët e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Edukimit Pasuniversitar të Charles University në Pragë dhe Institutit Ekonomik të Akademisë së Shkencave të Republikës Çeke. Qendra është themeluar në vitin 1991 nga një grup që përfshin Jan Švejnar dhe Jozef Zieleniec me një synim për të edukuar një brez të ri ekonomistësh nga vendet post-komuniste. Studentët sot vijnë për të studiuar në CERGE-EI nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, Rusia dhe ish- republikave sovjetike, Azia Qendrore, dhe vende të tjera.[1][2]

Komunitetit akademik në CERGE-EI[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreth 120 studentë që studjojnë në CERGE-EI vijnë nga mbi 30 vende nga e gjithë bota, kryesisht nga Evropa Qëndrore dhe Lindore dhe shtetet post-sovjetike.[3] Trupi I përhershëm akademik është i përbërë aktualisht nga 19 studiues nga vende të ndryshme. Shumica e akademikëve kanë marrë PhD-të e tyre në ekonomik nga universitetet më të mira amerikane dhe evropiane. Anëtarët e rinj të trupit akademik rekrutohen përmes tregun ndërkombëtar për ekonomistët akademikë. Gjuha e punës së institucionit është Anglishtja.[4][5]

Programet[redakto | redakto tekstin burimor]

MA/PhD program[redakto | redakto tekstin burimor]

Programi PhD[6] është hartuar në përputhje me modelin amerikan të arsimit pasuniversitar në ekonomik. Programi përbëhet nga dy vite me kurse dhe leksione të ndjekur nga dy ose më shumë vite të fazës së disertacionit të mbikqyrur. Studentëve të cilët përfundojnë me sukses dy vitet e para ju jepet Diploma Master of Arts (MA). Studentët e CERGE-EI shpesh kryejnë një pjesë të disertacionit të tyre në universitetet partnere në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Të diplomuarit nga CERGE-EI janë punësuar nga organizatat ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH, Universitetet të njohura, firmat e konsulencës, institucionet private financiare, dhe bankat qendrore e ministritë e vendeve të rajonit.[7] Edhe pse disa nga të diplomuarit CERGE-EI punësohen në pozicionet konsulence e menaxhuese pas diplomimit, CERGE-EI MA/PhD në Ekonomik nuk duhet të ngatërrohet me një gradë MBA.

Mbështetja Financiare[redakto | redakto tekstin burimor]

Shumë prej studentëve që pranohen në programin MA/PhD përfitojnë bursa për dy vitet e para të studimit. Pothuajse të gjithë nxënësit të cilët vazhdojë programin e doktoraturës, pas dy viteve të para përfitojnë bursa studimi. Studentët e vitit të pestë të përfitojnë fonde në formën e një rrogë nëpërmjet punësimit si Kërkues te rinj të Institutit Ekonomik. Studentët e vitit të tretë dhe të katërt mund të përzgjidhen gjithashtu për këtë formë mbështetje.[8]

Qendra e Anglishtes Akademike[redakto | redakto tekstin burimor]

Meqënëse aplikimi në programin e pasuniversitar në CERGE-EI nuk është i kushtëzuar në TOEFL apo ndonjë tjetër provim të gjuhës angleze, Institucioni ka krijuar një qendër ku studentët mund të zhvillojnë aftësitë e tyre akademike e të gjuhës angleze.[9] Gjatë dy viteve të para studentët marrin ndihmë në formën e kurseve të detyrueshme, ndërsa më vonë gjatë qëndrimit të tyre në CERGE-EI studentët mund të marrin ndihmë ne anglishten akademike gjatë fazës së dizertacionit..[10]

Programi MAE[redakto | redakto tekstin burimor]

Programi MAE[11] është një program Master of Arts në Ekonomi të Aplikuar që zgjat një vit,(tre-semestra). Programi zhvillohet në gjuhën angleze, duke përfshirë edhe kurset e gjuhës angleze profesionale (anglishte akademike). Studentët zgjedhin një specializim akademik përmes zgjedhjes se lëndëve mësimore. Programi akademik ofrohet nën licencëne dhënë nga New York State Board of Regents, Departamenti I Arsimit të Shtetit të New York-ut[12], dhe për këtë arsye konsiderohet si një gradë shkencore amerikane. Studentëve ju jepet mbështetje e plotë për të marrë vizë studenti, për gjetjen e strehimit, dhe nevoja të tjera praktike në Pragë. Programi Master of Arts në Ekonomi të Aplikuar kualifikon studentët për të filluar punë në pozicione ndërkombëtare të paguara mirë si analistë, konsulentë, dhe ekonomistë në kompanitë private, institucione financiare dhe firmat konsulente, banka, dhe sektorin publik.

Kërkimi Shkencor[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrjeti I Kërkimeve Shkencore Sociale (SSRN) në renditjen e tij të Departamenteve Ekonomike dhe Qendrave kërkimore më të mira, e rendit CERGE-EI si nr 58 nga 1236 institucione në mbarë botën.[13] Research Papers in Economics (RePEc) rendit CERGE-EI brenda 6 për qindshit të departamenteve ekonomi/institucionet kërkimore më të mira në Evropë.[14]

GDN[redakto | redakto tekstin burimor]

CERGE-EI është përfaqësuesja e Rrjetit Global të Zhvillimit (GDN) për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe mban dritaren rajonale mbi në GDNet. Përmes programit GDN, CERGE-EI akordon rreth 25 grante kërkimore për shkencëtarëve të rinj premtues në shkencat shoqërore nga të gjitha vendet e Europës Qëndrore. Këto grante përfshijë gjithashtu dhe konsulencë nga akademikë me përvojë te Institutit. Fituesit e kaluara te granteve GDN dhe udhëzimet për aplikim mund të gjendet këtu.

Financimi[redakto | redakto tekstin burimor]

CERGE-EI financohet nga grantet kërkimore edukative të dhëna nga Qeveria Çeke, nga grante të dhëna nga subjektet të tjera çeke dhe të huaja, si dhe nga donacione private nga individë, fondacione, dhe korporata. Aktivitetet për mbledhjen e fondeve kryhen nga dy institucioneve simotra, Fondacioni CERGE-EI në SHBA dhe Fondacioni Nadace CERGE-EI në Republikën Çeke. Disa fonde gjithashtu vijnë nga pagesat e studentëve për mësimdhënien.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Koordinatat: 50°04′59.46″V 14°25′44.43″L / 50.0831833°V 14.4290083°L / 50.0831833; 14.4290083