Call of Duty

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Example alt text
Call of Duty 4

Call of Duty është njëra nga lojërat më të popullarizuara aksion ndonjëherë. Seria e lojërave filloj me versionin për PC, dhe më vonë u bë e mundshme dhe për konsola. Lojërat më të hershme kanë si histori Luftën e Dytë Botërore, dhe ato përfshijnë: Call of Duty, Call of Duty 2, dhe Call of Duty 3. Me fillimin e Modern Warfare, ku ngjarja zhvillohet në kohëra moderne, ngjarja nuk është kthyer më në Luftën e Dytë Botërore. Call of Duty 4: Modern Warfare (dalur në treg me 7 nëntor) ishte seria e parë që doli, dhe pas saj pasuan Call of Duty: World at War dhe Call of Duty: Modern Warfare 2. Black Ops (që ka dalur në treg në nëntor të 2010), ngjarja e saj zhvillohet dhe ka si cak kryesor Luftën e Ftohtë, përderisa tek Modern Warfare 3 (që ka dalur në treg në nëntor të 2011) ngjarja zhvillohet në një të ardhme të afërt (sipas zhvillueseve të lojës). Kurse ngjarja që zhvillohet në Black Ops 2 (që ka dalur në treg në nëntor të 2012) zë vend në vitin 2025.

Lojërat Call of Duty janë të publikuara dhe i takojnë Activision-it. Përderisa studioja Ininity Ward ende i zhvillon këto lojëra, poashtu dhe Treyarch ka zhvilluar disa nga titujt me të cilët lojërat janë plasuar në treg. Poashtu ca lojëra tjera janë zhvilluar edhe nga Gray Matter Interactive, Nokia, Exakt Entertainment, Spark Unlimited, Amaze Entertainment, n-Space, Aspyr, Rebellion Developments, Ideaworks Game Studio, Sledgehammer Games dhe nStigate Games. Lojërat përdorin dhe teknologji të ndryshme, duke përfshirë dhe id Tech 3, Treyarch NGL, dhe IW 5.0. Me 11 nëntor 2011, seritë e lojërave Call of Duty kanë shitur më shumë se 100 milion kopje. Teksa me 31 mars 2012, ishin 40 milion lojtarë aktiv në lojërat e Call of Duty, ku 10 milion prejt tyre ishin përdorues me grada të avancuara. Plotë 1.6 miliard orë online janë luajtur të Modern Warfare 3 që nga dalja e tij në treg.

Lista e Lojërave në Seri[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Call of Duty
  • Call of Duty 2
  • Call of Duty 3
  • Call of Duty 4: Modern Warfare
  • Call of Duty: World at War
  • Call of Duty: Modern Warfare 2
  • Call of Duty: Black Ops
  • Call of Duty: Modern Warfare 3
  • Call of Duty: Black Ops II

Lista e Sistemeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo lojë është prodhuar për sistemet e Microsoft Windows/Mac OS X, Nintendo DS, Nintendo GameCube, PlayStation 2, PlayStation 3, PlayStation Portable, Wii, Xbox, Xbox 360, iPhone OS.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Call of Duty